Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se i dekoron me këtë titull në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në sportin e gjimnastikës dhe rezultateve të shkëlqyera të arritura brenda dhe jashtë vendit, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Presidenti shprehet se sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësim dhe respekt të përhershëm.
“Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t'i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë.”, shkruan në fund Meta.
-
Dekoro dhe disa te tjere para se te perfundosh ne burg. Mos harro veten tende per nxitje lufte civile, mona surrat kali,salqeni e lulka per vjedhjet dhe shkaterrimet me te medha qe i kane sjelle kesaj Shqiperie
Përgjigju -
Edhe ty do te dekoroje parlamenti duke te derguar ne burg.
Përgjigju








Komente
Komento