25 prilli do të shënojë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2021. Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë sot dekretin e datës së zgjedhjeve, i cili hyn në fuqi në mënyrë të menjëhershme.
Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit Meta u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.
Gjatë konsultimeve që zhvilloi të premten më 4 shtator konsultime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, ku ajo që ra në sy ishte se partitë e mëdha PS, PD dhe LSI nuk u shprehen për një datë konkrete, por i lanë të hapura opsionet përveç 2 majit që është festa e Pashkëve.
Kryeministri Rama tha se është dakord me çdo datë përveç 2 majit dhe një gjë të tillë tha dhe Kryemadhi se "dita e zotit është e zotit" dhe se do të respektojë çdo datë që do vendosë presidenti. Basha nga ana tjetër tha se shqiptarët duhet të kishin bërë zgjedhjeve që dy vite më parë, pa shprehur data.
E vetmja që kërkoi 2 majin si datë të zgjedhjeve ishte Rudina Hajdari, e cila u shpreh se shqiptarët mund të festojnë dhe votojnë njëkohësisht. Partitë e vogla kërkuan 18 prillin si datën më të afërt që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve.
Duket se mes të gjithë opsioneve të partive, kreu i shtetit Ilir Meta ka caktuar datën 25 prill, si mënyrën për të kënaqur të gjitha palët. 25 prilli bie në javën e dytë të kohës më të afërt që lejon Kushtetuta me ndryshimet e reja në kodin zgjedhor, ku periudha e mbajtjes së zgjedhjeve është nga 15 prill - 15 maj.
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Per noc rrokun .
PërgjigjuLIKE FLORIRI DUCJA I SHQIPERISE.....
PërgjigjuBrenda afatit kushtetues sipas keshilles se Lulushes.
PërgjigjuShikoni sa RRK eshte ky TAULANTI....
PërgjigjuPresidenti me hajdut ne Europe, vrases qe Zoti do te ndeshkoi atje ku te dhemb me shume.
PërgjigjuZ PRESIDENT SHUME VONE TI DUHET TA DEKRETOJE NE FILLIM TE JANARIT KUSH PRET DHE. KATER MUAJ SA TE LARGOHET FARA E KEQE E RILINDJES QE E LA KETE POPULL KE 80 euro ne muaj ME 80euro e LA SALIU PO ME 80euro po e LEN EDWINI
Përgjigjumos e rruj fare ti, se sa te vij lyli e mona, dhe ato 80€/ muaj do te ti bejne 30.
Ik or m*tpresident megjithe daten e pisllekut qe ke dekretuar. Horra,hajdute,kriminele,bastarde te Shqiperise dhe popullit shqiptar.
PërgjigjuLargohu nga Presidenca
PërgjigjuZe qerihet bashke me ate baxhell Moniken
Meta hajdut
PërgjigjuDeklarimi i dates se zgjedhjeve eshte veprim kushtetues i presidentit ,por valle do ndryshoje si me pare ? Po datat e zgjedhheve te pese badhkive pa kryetar a do ti dekretoj ndonje dite presidenti ,se afatet kyshtetuese jane kaluar dhe ka keyetar qe drejtojne ne menyre te pa ligjeshme ?
PërgjigjuO m*t o haidut