Meta dekreton 5 ligjet e miratuara nga Kuvendi: Çdo fenomen që vendos në rrezik lirinë e votës duhet të ndëshkohet rreptësisht

Meta dekreton 5 ligjet e miratuara nga Kuvendi: Çdo fenomen që vendos në rrezik lirinë e votës duhet të ndëshkohet rreptësisht

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte 5 ligje të miratuara më herët nga Kuvendi i Shqipërisë të lidhura me marrëveshjen e 5 qershorit.

Ligjet u evidentuan në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mes palëve politike që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Ligjet që u dekretuan nga Meta janë ndryshime në kodin penal, organizimin e funksionimin e prokurorisë për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë dhe për sinjalizimin e mbrojtjen e sinjalizueseve.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me 91 vota pro dhe 9 kundër më 17 dhjetor. Në ndryshimet për Kodin Penal u shtua sot një amendament që ka të bëjë me faljen e të akuzuarve për krime zgjedhore që denoncojnë të tjerë.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Konkretisht, Presidenti Meta, ka dekretuar me shpallje:

-              Ligjin nr. 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-              Ligjin nr. 147/2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-              Ligjin nr. 148/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,’Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’”;

-              Ligjin nr. 149/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-              Ligjin nr. 150/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve’”.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion