Meta dekreton ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve: Nëse do të zbatohet me paanshmëri, do të jetë mbështetje e mirë për të rinjtë

Meta dekreton ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve: Nëse do të zbatohet me paanshmëri, do të jetë mbështetje e mirë për të rinjtë

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve.

Sipas Metës, nëse ky ligj do të zbatohet drejtë, në mënyrë objektive dhe me paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, do të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë për ngritjen e bizneseve të reja, pasi krijon lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare.

Sipas Qeverisë, ky ligj mbështet kryesisht të rinjtë në zgjerimin e angazhimit të tyre në tregun e punës dhe rritjen e ekonomisë së vendit.

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri rregullator për zhvillimin e startup-eve në dobi të zhvillimit ekonomik. Po ashtu përcakton kriteret bazë dhe procedurat për zhvillimin, monitorimin e startup-eve dhe lehtëson hyrjen në treg të bizneseve me ide inovatore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhduku: 30/03/2022 21:03

    Mos dil me hajdut,zhduku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot