Meta dekreton ligjin për 'Regjistrin e Pronarëve Përfitues', por ka rezerva: Mund të ishte më i qartë, të nis menjëherë zbatimi

Meta dekreton ligjin për 'Regjistrin e Pronarëve Përfitues', por ka rezerva: Mund të ishte më i qartë, të nis menjëherë zbatimi

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, edhe pse ka disa rezerva për mënyrën se si është ndërtuar.

Në argumentet që jep, kreu i shtet thotë së ky ligj është i rëndësishëm pasi ndihmon në transparencën së zotëruesve të kapitalit të bizneseve, e megjithatë ai thotë se mund të ishte bërë edhe më i qartë.

Për Metën, duhet patjetër të fillojë zbatimi i tij, pra të mos jetë një ligj i shkruar në letër vetëm sepse është një rekomandim i përsëritur nga Këshilli i Europës.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i  Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 11/08/2020 17:41

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja