Meta: Dënim për ata që fotografojnë
votën, të zbatohet dekriminalizimi

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë takimit në Vlorë me strukturat ka deklaruar se të gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve dhe procesin e dekriminalizimit.
 
Gjithashtu Meta ka kërkuar që të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën, ta kushtëzojnë, ta fotografojnë, ta blejnë dhe ta manipulojnë.

Ne mbështesim zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për të garantuar transparencë maksimale, për të garantuar zgjedhje të standardeve më të larta evropiane dhe të pakontestueshme.
 
Për këtë qëllim besoj është shumë e rëndësishme që të gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve, procesin e dekriminalizimit, që është shumë i rëndësishëm për të krijuar një klimë sa më konstruktive në zgjedhjet e ardhshme dhe për të sjellë një cilësi të re të përfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë për qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.
 
Besoj se kjo është një detyrë e të gjithë forcave politike. Dhe njëkohësisht të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë.
 
Kjo është mjaft e rëndësishme dhe me këtë frymë, në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë për ta kurorëzuar këtë reformë.
 
Masa ekstreme do të thotë të parashikohen sanksione shumë më të forta dhe më të rënda për të gjithë këto fenomene që unë përmenda deri më tani
”u shpreh Meta.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë edhe në inaugurimin e rehabilitimit të kanalit vaditës, Vjosë-Levan
 
Duhet të vazhdojë kjo punë e shkëlqyer që është bërë këtu dhe në të gjithë Shqipërinë për të përmirësuar infrastrukturën e tokave bujqësore.
 
Kjo është e domosdoshme për të rritur ekonominë e vendit, për të përmirësuar të ardhurat e fermerëve dhe për të hapur vende të reja pune.
 
Me këtë angazhim, energji dhe mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen, do të bëjmë të mundur që bujqësia të jetë një sektor tërheqës i transformimit të ekonomisë sonë
” deklaroi Meta.

meta
meta
meta
meta
meta



dy.b/shqiptraja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)