Presidenti Ilir Meta mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Tiranë, nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” dhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut.
Duke shprehur mirënjohjen për vullnetarizmin dhe kontributin e dhënë, Presidenti Meta theksoi se: “Kjo seancë dhurimi vjen vetëm pak ditë pas asaj të 18 korrikut, të organizuar në kuadër të 1-vjetorit të Aleancës. Dëshiroj të falënderoj Doktor Natale Capodicasa, i cili me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut të themeluar prej tij, jep një kontribut të vazhdueshëm për kauzën e dhurimit vullnetar të gjakut, duke mbetur një anëtar aktiv i Aleancës së Dhurimit të Gjakut”.
Duke vlerësuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak e për të shpëtuar jetë njerëzish, Presidenti Meta nënvizoi se këto seanca dhurimi marrin një vlerë akoma më të madhe për faktin se jemi në muajt e verës, ku numri i dhuruesve ulet.
“Fëmijët talasemikë kanë nevojë të marrin gjak edhe në këto ditë të nxehta kur qytetarët janë me pushime. Ashtu siç kanë nevojë për gjak edhe të sëmurët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, apo të aksidentuarit në aksidentet rrugore, që fatkeqësisht janë të shumtë gjatë stinës së verës. Prandaj, këto seanca dhurimi bëhen vendimtare për shpëtimin e jetës së njerëzve.” – tha Presidenti i Republikës.
Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që, edhe nëse ndodhen me pushime, të bëhen pjesë e aktiviteteve që organizohen në qytete të ndryshme të vendit për dhurimin e gjakut, Presidenti i Republikës apeloi: “Kjo kauzë ka nevojë për mbështetje sa më të madhe. Dhurimi i gjakut është një akt dashurie dhe humanizmi që na fisnikëron dhe njëkohësisht, na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish.”
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
Kush do jete ai fat keq qe doti vendoset gjaku i ketij hajduti.
PërgjigjuSa gjak u ke pire shqiptareve ti.. Del e na flet per humanizem ky vemja. Dhe sikur ta dhurosh te gjithe gjakun qe ke ne trup, nuk ke te lare me shqiptaret..
Përgjigju