Meta e Basha, festojnë sëbashku ditëlindjen e Kryemadhit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kanë festuar sëbashku ditëlindjen e Monika Kryemadhit. Bashkëshortja e kreut të LSI-së, festoi disa ditë më parë 38 vjetorin e saj të lindjes. Në një festë të organizuar nga “Ami Special Events”, kanë qënë të pranishëm rreth 250 të ftuar. Vet zonja Kryemadhi ka pritur miqtë dhe kolegët, në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen e saj. Ajo çka ra në sy ishte edhe prania e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, i cili ishte ulur në krahë të Metës. Ndërkohë kanë qënë të pranishëm edhe figura të tjera të njohura të politikës, artit, dhe fushës së gazetarisë, si Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu, Briseida Mema, Musa Ulqini, etj. Zonja Kryemadhi kishte veshur një fustan të kuq dhe dukej në formë mjaft të mirë. Pjesë e rëndësishme e një eventi është edhe muzika, dhe për t’i dhuruar një atmosferë sa më festive ambientit, performoi banda e këngëtares Juliana Pasha, vëllezërit korçar Endri dhe Stefi, dhe në mesnatë edhe dy balerina belly dancing.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë