'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në Report Tv sulmet e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, Yzeiri thotë se të dy janë figurat që i kanë bërë krimet më të mëdha këtij vendi kur kanë qenë në qeverisje, krime të cilat ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është arsyeja thotë Yzeiri përse sulmojnë SPAK, ndërsa Berishën dhe Metën i cilëson si personat që shkatërruan ëndrrën demokratike të shqiptarëve.

“Ne kemi opozitë të regjistruar në gjykatë, opozitë të mirëfilltë politike, konkurruese nuk e kemi. Kemi vetëm disa personazhe groteske që po kthehen qesharake dhe që nuk luajnë rolin e opozitës, për shkak se në kohën që kanë pasur mandatin qeverisës, janë ata që i kanë kryer këtij vendi krimet më të mëdha, krime për të cilat nuk janë ndëshkuar, nëse ata sot gjenden dikush nën akuzën e SPAK dhe dikush nën hijen e SPAK, është kjo arsyeja përse i kundërvihen këtij institucioni. Këta të dy kanë hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar jo vetëm që shkatërruan ëndrrën demokratike, i paraqitën shqiptarëve modelin më të shëmtuar të kapitalizmit, por po e tërheqin akoma zvarrë shoqërinë shqiptare”, tha Yzeiri.

Analisti Yzeiri komentoi edhe turin e kryeministrit Edi Rama me diasporën, duke thënë se emigrantët nuk duhet të përdoren si spektatorë të ndeshjeve të futbollit.

“Nuk mund të përdoren emigrantët tanë si spektatorë të ndeshjeve të futbollit. Ata kanë problemet e tyre atje ku janë, ata janë pjesë e jona se janë të një gjaku. Janë të integruar në vendin ku jetojnë, çojnë ato probleme që kanë italianët, grekët. Ti përdorësh ata për folklor. Çfarë do tu thuash nëse mbledh 5 mijë veta në Athinë, ca problemi kemi ne me ata që na duhet t’i frymëzojmë. Vetëm të identifikohemi, unë po vi se jam kryeministri juaj. Nuk mendoj që ky lloj flokor i shton ndonjë gjë Shqipërisë”, vijoi ai.

Sa i takon mbledhjes së Ramës me grupin e PS që do mbahet nesër, Yzeiri thotë se është një mbledhje rutinë dhe nuk ka asgjë të re për të thënë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kris: 07/05/2024 04:36

    Deri.tani qeveria e Rames ka cfrytezuar djersen e emigranteve per te mbajtur me buke familjet ne shqiperi

    Përgjigju
  • koli: 06/05/2024 19:13

    META DHE BERISHA DUHEN VARUR SI QENTE...PER KRIMET QE KANE BETE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia