Muçi s'njeh vendimin e vettingut/ Balla: Qesharake! Shejtani të lirojë zyrën e Kushtetueses (VIDEO)

E ndërsa Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar duke deklaruar se vendimet e drejtësisë së re duhet të zbatohen.

"Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen" tha ai.

I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se "Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Më mirë një gjykatë Kushtetuese me katër anëtarë sesa me shejtanin brenda".

Balla kishte një mesazh edhe për Marsida Xhaferllarin, që u dekretua nga Presidenti duke krijuar ngërç, pasi janë dy emra për një vend në gjykatën Kushtetuese. "Askush nuk mund të rrijë në detyrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën".

Gjithashtu, Balla u shpreh se "Presidenti ka krijuar një konflikt kronik për të penguar reformën në drejtësi. Presidenti të reflektojë dhe ta kthejë në shina" përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Vettingu shkarkon në apel të zgjedhurin e Metës/ Besnik Muçi: S'e njoh vendimin, nuk iki nga Kushtetuesja (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë