TIRANE-Presidenti Ilir Meta në funksion të tubimit të 2 marsit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ka vendosur në dispozicion të organizimit të gjithë stafin e tij nga drejtorët te këshilltarët. Zëdhënësi i kreut të shtetit përmes një postimi në Facebook njofton bashkëatdhetarët, që sipas tij po vijnë nga SHBA dhe Europa drejt Shqipërisë për tubimin, që të kontaktojnë me telefon dhe email me drejtorët dhe këshilltarët e Presidentit për t'u njohur me detajet e protokollit.

Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë, Edvin Shvarc, këshilltarja për Çështjet Sociale Brunilda Paskali, këshilltari për Mbrojtjen Dedë Prenga, këshilltari për Emergjencat Civile Shemsi Prençi dhe këshilltari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani janë disa nga ata që po merren me organizimin e tubimit, gjithmonë sipas njoftimit të zëdhënësit të Presidentit.

Postimi i zedhenesit te Presidentit Tedi Blushi