Meta e pranon: E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë! Ai është magnet i kësaj toke

Meta e pranon: E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë! Ai është magnet i kësaj toke

Ilir Meta e ka konfirmuar se ka takuar Sali Berishën, ndërsa ka shtuar se dera për të është e hapur 24 orë. Meta thotë se e ka takuar që në muajin nëntor para zgjedhjeve, ndërsa mohon se ka zhvilluar negociata me të.

‘Duhet të ndajmë dy gjëra; tjetër gjë takimi, tjetër gjë konsultimi, tjetër negociatat. Ne, jemi takuar me zotin Berisha. Unë e kam kërkuar prej shumë kohësh, që në muajin nëntor para zgjedhjeve. U bënë 14 muaj që nga ajo kohë, dhe ai ka pasur disa probleme, për çështje familjare të tij dhe më në fund u takuam para 2-3 ditësh.  Unë me zotin Berisha, takohem në çdo sekondë, çdo njeri që troket në këtë derë këtu, është i mirëpritur, çdo aktor politik. Unë nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo nuk është karrigia ime, kjo është në shërbim të shtetit, të institucioneve dhe të gjithçka tjetër. Ndërsa, zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë time 24 orë kur të dojë.’ – u shpreh Meta.

Presidenti ironizoi kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, duke u shprehur se atë nuk e njeh as Voltana Ademi dhe ose duhet ta njohë ai. Meta e cilësoi kreun e PD-së si të llastuar, ndërsa nuk kurseu superlativat për Sali Berishën, ku tha se ai është magnet i kësaj toke.

‘Kam punë më të rëndësishme se të harxhoj kohë me Lulzim Bashën. Kur atë nuk e njeh as Voltana Ademi, çfarë prisni nga unë? Lulzim Basha është në një hall shumë të madh dhe për të ndjej vetëm keqardhje. Lulzim Basha nuk ka shenja autokracie, por llastimi. Është mësuar që gjithmonë të tjerët të punojnë për të dhe kur nuk punojnë, ai mendon që po i bëjnë një padrejtësi.Nuk më shqetësojnë akuzat e Bashës. Problem do të ishte nëse kundër meje do të ishte lideri historik i PD, “magneti i kësaj toke”, Sali Berisha. Ku bashkohem dhe ndahem me Sali Berishën? Na bashkon interesi kombëtar dhe që çdo gjë e kemi arritur vetë në jetë dhe në politikë. Ndahemi për 28-29 Nëntorin.’- tha Meta.

Berisha prezantoi  6 kandidatët për kryetar të Bashkive dhe ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me LSI-në të cilin e ka "pagëzuar" me emrin "Shtëpia e Lirisë", duke e ligjëruar atë me partinë e Nard Ndokës. Ditën e sotme koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' ka publikuar edhe logon, që rezulton e kopjuar. Qartësisht, Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë copy paste emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  'La casa delle liberta', që do të thotë "Shtëpia e lirisë".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gora: 02/02/2022 04:42

    ajo dihet qe takohen pere te thurure plane e kurthe si gjithmon ,po do keni nje funde te hidhure nuke eshte large po ju pret Reci

    Përgjigju
  • Mali me groopaa: 02/02/2022 03:15

    Kush ta beri presidencen ty O kok b th . Merre salukun e zhdukuni o te pafture.

    Përgjigju
  • Agushi: 01/02/2022 23:58

    Mire ka bere qe e ka takuar dhe ta takoje prap. Ky eshte problemi? Ai i ka me te medha problemet me pasurine prej sheiku qe ka, qe nuk e justifikon dot ju i bini qemanes. Ketu e kap ligji cdo njeri te thjeshte e jo politikanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë