Meta: Edhe Basha t'i thërrasë mendjes, reflektim me urgjencë...

Meta: Edhe Basha t'i thërrasë mendjes, reflektim me urgjencë...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se përveç kryeministrit Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha duhet t'i thërras mendjes dhe të reflektojë që në muajin gusht për zgjidhjen e ngërçit politik. Në të kundër sipas tij në Shqipëri nuk do të mbetet më askush për t'i votuar dhe do ta penalizojë Shqipërinë për vendimin e negociatave më 18 tetor.

Në një intervistë për emisionin “Kojshia Show” në RTV21, kreu i shtetit shqiptar tha se vendit duhet ti jepet një zgjedhje, megjithatë Basha vijon të theksojë se për PD nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve e dekretuar nga Meta si 13 tetori, por largimi i Ramës si kryeministër. Por nga ana tjetër forcat e tjera opozitare kanë dalë kundër Bashës prej kohësh, ata kërkojnë që zgjedhjet lokale të organizohen me 13 tetor dhe kusht të vetëm kanë që këto zgjedhje të kryhen edhe me Ramën si kryeministër. Kësaj lëvizje i janë bashkuar edhe kryebashkiakët e djathtë. Nga ana tjetër Partia socialiste vijon normalitetin në baskitë që fitoi me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës.

Gazetari: Udhëheqësit politikë pas posteve. Edi Rama? Lulzim Basha? Kështu po vrapojnë, pas karriges.

Presidenti Meta: Ne duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, dhe sidomos atyre të rinjve, që kundër dëshirës së tyre, duan të vrapojnë për t’u larguar nga Shqipëria për arsye se nuk ndiejnë siguri për të ardhmen e tyre dhe se ky konflikt artificial i ka lodhur kaq shumë dhe ua ka vrarë shpresat.

Ky është shqetësimi, alarmi kryesor që duhet t’i bëjë të gjithë, – duke filluar nga kryeministri i pari, dhe padyshim nga zoti Basha dhe përfaqësuesit e opozitës, të dytët, – për të reflektuar dhe për t’i thirrur mendjes, para se në Shqipëri të mos mbeten më njerëz për t’i votuar ata.

Gazetari: Mendoni se do të ketë trazira?

Presidenti Meta: Shpresoj që në Shqipëri, pas këtyre ditëve të para të gushtit, të ketë reflektim me urgjencësi nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha.

Të punojmë urgjentisht që t’i japim vendit një zgjidhje këto ditë. Të mos presim shtatorin pasi përndryshe do të kemi një dështim të sigurt më 18 tetor dhe një penalizim për vendin tonë, që do të jetë përgjegjësi në radhë të parë e kryeministrit Rama, por së dyti, e kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe e gjithë atyre, të cilët nuk do të tregojnë vullnetin e duhur për një zgjidhje demokratike e gjithëpërfshirëse.

Pa zgjedhje të lira e të drejta, nuk mund të ketë kurrsesi çelje të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nuk mund të ndryshohen kriteret e Kopenhagës për kapriçot apo për interesat e caktuara të asnjë udhëheqësi shqiptar apo kudo tjetër në këtë rajon. Kjo besoj se do të jetë shumë e qartë në ditët që vijnë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!