Meta: Ekspertizë të thelluar
nga BE për Ligjin e Mbetjeve

Meta: Ekspertizë të thelluar<br />nga BE për Ligjin e Mbetjeve
Jemi në një situatë kur kemi interpretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterojmë çdo arsye për të qenë mosbesues pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim”.

Kështu u shpreh mbi Ligjin e Mbetjeve sot kreu i LSI, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar  të partisë. Në fjalën e tij, Meta u ndal para shumë cështjeve, mes të tjerash dhe për ligjin e shumëdiskutuar të mbetjeve.

Ka mjaft debat për ligjin për mbetjet, është një debat i mirëkuptueshëm. Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut. Kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar në një dialog me shoqërinë civile.

Jemi në një situatë kur kemi interpretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterojmë çdo arsye për të qenë mosbesues pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim
Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale, edhe kur është i stisur për një cështje sensistive dhe shoqërimi i zbatimit me një ndryshim të përhershëm nuk është pozitiv.
Nuk jam naiv të besoj se përgjithçka do kemi konsensus por besoj se si drejtësia dhe çështja e mjedisit u takon të gjithëve.
Asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterrues dhe ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancisë reciproke për të mos u kthyer pas
”.

[gallery]19229[/gallery]




Arsimi i Larte
Kreu i LSI foli edhe lidhur me reformën në Arsimin e Lartë duke u shprehur se problemet që hasur në zbatimin e reformës vijnë si rezultat i moskoordinimit në kohën e duhur të qeverisë, ministrisë, universiteteve.

“Dihet që nga përfaqësues të LSI ligji u mbështet por duke u thënë qartë se në rast se nuk do të zbatohej në mënyrën e duhur, nëse aktet nënligjore nuk do të bëheshin në kohë, pasi procesi gjithëpërfshirës me gjithë grupet e interesit, përfaqësuesit të trupës akademike, studentëve, maturantëve e kështu me radhë kishte shqetësime për suksesin e plotë të tij në zbatim. Praktikisht është hapur një debat i cili vetëm në fund të këtij procesi do të mund të japë konkluzione të qarta lidhur me efektivitetin e formulave të zbatimit të këtij ligji. Për ne, absolutisht që gjithçka ka qenë e evitueshme në rast se procesi i gjithë akteve të tjera të qeverisë, ministrisë apo të universiteteve do të ishin koordinuar në kohën e duhur në mënyrë që të kishim një përputhshmëri sa më të suksesshme midis meritës dhe preferencës. Për ne nuk është çështje statistike, por për ne dhe një njeri nëse do të lëndohej pa të drejtë nga një proces apo reformë është një problem dhe një ftesë serioze për rivlerësim dhe për rishikim jo të reformës, por mënyrës së zbatimit të kësaj reforme”, tha ai.

Reforma Zgjedhore
Kreu i LSI u shpreh sot gjatë Komitetit Drejtues Kombëtar  të partisëdhe për Reformën Zgjedhore. Meta theksoi se do i kërkojë kryetarit të grupit të LSI të paraqesë 4 propozimet, sic janë listat e hapura, financimi i partive, ulja e numrit të deputetëve në Parlament, Dekriminalizimi.
Sipas Metës duhen standarde në zgjedhje dhe se sic tha ai, procesi duhet shoqëruar me zbatimin e detyrimit ligjor sic është zbatimi i dekriminalizimit.

Shpreh vendosmërinë për ta adresuar rekomandimet e OSBE-ODHIR që vijnë nga vëzhgimet e zgjedhjeve të 2013 e 2015 duhet të theksoj se ne mbështesim transparencën dhe integritetin e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017.
I kërkoj Vasilit që të paraqesë propozimet tona që i shërbejnë këtë integriteti për proces të padëmtuar edhe për shkak të disa vakuumeve që kanë të bëjnë me masa të fortë ndaj fenomeneve të shëmtuara që kanë ndodhur e më pas dominojnë retorikën e atyre që kanë humbur.
S’kemi kulturë që ta pranojmë humbjen dhe sa herë që e ndjejmë përgatisim argumentat për justifikim.
Zgjedhjet kanë pasur probleme, ndaj ne si LSI duhet të kërkojmë transparencë për financimin, transparencën e forcave të partive në mënyrë të përhershme dhe penalizmit të fenomeneve të shit-blerjes, fotografimit të votës dhe garantimit të votës përmes shantazheve të ndryshme.
Duhet të krijojmë një klimë demokratike për qytetarët sepse kjo duhet të jetë një trend pozitiv, cilësia e zgjedhjeve, sic do jetë stadi i integrimit europian të vendit.
Një vend që s’tregon vullnet të plotë nuk e dëshmon se meriton të jetë vend anëtar i BE.
Procesi duhet shoqëruar me zbatimin e detyrimit ligjor sic është zbatimi i dekriminalizimit, ky integritet i zgjedhjeve ka të bëjë me legjitimitetin e institucioneve të ardhshme.
Duhet të sillen standarde në zgjedhje
”.

Votimi për kreun e LSI
Meta u ndla dhe tek zgjedhjet brenda partisë.
LSI ka shumë për të rishikuar e përmirësuar, premtoj që LSI të bëhet si LRI për solidaritete funksionim në mënyrë të vazhdueshme dhe mjaft aktive. I ftoj anëtarët të votojnë në 6 nëntor, të zgjedhin delegatët dhe të votojnë për kryetarin

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?