TIRANE- Në sallën e seancave plenare, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe në bashkëpunim me UNICEF, është zhvilluar sot një veprimtari promovuese për të drejtat e fëmijëve, në kuadër të 25-vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.
Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit shprehu angazhimin për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa tha se është ngritur një grup deputetësh për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Tregojmë angazhim për t’u kujdesur për fëmijët. Duhet të investojmë për brezat e ardhshëm. Për këtë është ngritur një grup deputetesh për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta.
E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri. Ndërsa fëmijët pjesëmarrës kanë bërë një prezantim të shkurtër mbi tematikën në fjalë dhe një bashkëbisedim, pyetje-përgjigje mes fëmijëve dhe deputetëve të qarqeve Lezhë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, Tiranë, si dhe anëtarëve të Grupit për të Drejtat e Fëmijëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO