'Meta është në relaks total', Edmond Petraj në 'Studio Live': E ka kaluar atë momentin kur ulërinte! Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg

Avokati Edmond Petraj zbulon në ‘Studio Live’ se Ilir Meta tashmë ndodhet në relaks total në burgun 313 pas arrestimit të tij 10 ditë më parë. Petraj thotë për Arbër Hitajn se situata me të ka nisur të normalizohet pas irritimit në momentin kur u arrestua dhe doli në gjykatë.

'Zoti Meta është në një relaks total për situatën që kaloi. Ajo që flitet mendohet se e vetmja gjë në mendje i ka mbetur arrestimi në atë formë. Meta nuk është personazh kaq i thjeshtë. Është qetësuar. Po merret me procesin. Në ato skena, momente që ulërinte, në momentin e parë që e kanë shoqëruar në ambientet e izolimit, kanë qenë momente stresonte. Pastaj mesa di unë ka filluar të normalizohet. Në një ambient krejt të veçantë, i vetëm në dhomë. Më duket se ka marrë drejtim situata.'

Më tej Petraj thotë se brenda 1 viti do kemi një përfundim të hetimeve teksa Meta nëse nuk shkon me gjykim të shkurtuar, rrezikon 10-20 vite burg.

'Ka një moment, duke qenë se u krye arrestimi ka shkak të arsyeshëm që e ka menduar prokurori për ta bërë atë arrestim .e kanë studiuar mirë. Situata që sot është në masë të rreptë sigurie. Nuk jemi në situatën për tu diskutuar pse u arrestua. Momenti që sot i është shtuar situatës dhe avokatët po merren me procesin. Këtë hetim që neve flasim që jemi në kushtet sot duhet ta bëjë SPAK apo BKH, duhet ta kishte ILDKPI.

Në bazë të deklarimeve. Brenda 1 viti do kemi përfundim hetimesh. Dosja CEZ/DIA hyn tek dosjet e kopsitura, më e kopsitura e kallëzimeve penale. Pastaj kemi rastin e sms 200 mijë e të tjera mbeten për tu verifikuar. Vepra penale minimalja do jetë 10-15 deri 2 vjet. Zoti Meta nuk do hyjë me gjykim të shkurtuar.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë

Avokati Edmond Petraj zbuloi në 'Studio Live' në Report Tv se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt, kryebashkiakut Veliaj dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë. 

'Mendoj që do të kemi një lëvizje dhe një përfundim ndoshta të shpejtë të hetimeve përsa i përket hetimit pasuror të disa politikanëve. Unë nuk mund t’i them dot me emra tani, por janë disa të politikanëve. Faktikisht në kushtet që jemi personat për të cilët po kryhen kryesisht hetime është hetimi pasuror dhe e vetmja gjë që mund t’i kapësh disa peronazhe janë hetimi pasuror pasi firmosjet që të cilët kanë bërë, nuk janë bërë nga titullarët, por janë nga grupet e punës që janë edhe drejetoritë përkatëse, që janë strukturat më poshtë, janë strukturat vartëse.'

Petraj thekson se disa nga dosjet janë drejt përfundimit. 

'Flamur Noka është në hetim pasuror, më duket ka filluar hetimi pasuror për zotin Xhafa, është për Erion Veliaj, është për disa deputetë të tjerë të opozitës të cilët janë duke u hetuar dhe analizuar por unë mendoj që brenda nëntorit do të kemi ndonjë surprizë të ndonjë të rangut të lartë, ky është një lloj perceptimi se ndoshta edhe dosjet e tyre mund të përfundojnë.'

Sakaq Petraj shton ka shumë raste të mosdeklarimit të pasurive që po shqyrtohen.

'Fshehja e pasurisë është ti zotëron një pasuri të cilën  e ke deleguar diku tjetër ose nuk e ke deklaruar. Pra ti ke blerë një apartament i cili edhe pse mund të mos të jetë në rastet e përfundimit të vërtetimit të pronësisë, ti duhet ta deklarosh kontratën që ke bërë. Dhe disa kontrata të cilat janë mbledhur, kanë rezultutuar se nuk janë deklaruar pasuritë. Prandaj thamë duke qenë se janë pjesë e subjektit hetimor në këto kushte që jemi te Struktura e Posaçme, e cila ka filluar dhe po bën punën e inspektoriatit dhe hetimin administrativ, po mbledh nga të gjitha institucionet të gjitha dokumentacionet përkatëse për persona të veçantë mund të lidhet se ku është.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bashkimi: 01/11/2024 02:27

    E KA DITUR META ME KOHE QE DO VINTE KJO DITE,,,POR KETA TIPA I KANE THENE BURGUT HAPU,,VETEM PER TE BERE PARA....SI META ESHTE DHE BEQJA,,KOKA,,,BERISHA...MEDIU,,.,etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr