TIRANË- Ditën e sotme Shqiptarja.com publikoi disa foto të presidentit Ilir Meta me trafikantin e drogës Xhevdet Troplinin (Poja), (sot subjekt i OFLS-së) të shkrepura në korrik të vitit 2017, megjithatë mesa duket njohja mes tyre ka qenë më e hershme. Firma "Ovital" me administrator Xhevdet Triplinin në 2016, (nga 2019 është pronar i saj) ka përfituar një fond prej 21 mln lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti. Në inaugurimin ishte i pranishëm edhe Ilir Meta, në cilësinë e Kreut të Kuvendit, i cili vlerësonte investimin e kryer duke e konsideruar mundësi për rritjet ekonomike të vendit dhe duke e marrë si shembull suksesi për sipërmarrësit e tjerë.

"Kjo është rruga e një suksesi afatgjatë edhe për sipërmarrësit, edhe për vendin, por edhe për qytetarët tanë që kanë nevojë për produkte më cilësore dhe për vende pune më të qëndrueshme dhe më të mirëpaguara", shprehej Meta në atë kohë.

Gazeta TemA ka sjellë foto nga momenti i inspektimi i investimit të fondeve të marra nga shteti prej 21 mln lekësh ku krah Troplinit, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në 2006,  janë Ministri i Bujqësisë aso kohe, Edmond Panariti, ish- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Me rreth të kuq Xhevdet Troplini dhe Ilir Meta