'Meta firmosi dekretin jashtë Shqipërisë', Balla- Berishës: Firma në tokë shqiptare! Kushtetuta s’e ndalon që një ushtarak të propozohet për president

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës se Meta ka shkelur Kushtetutën pasi ka firmosur një dekret jashtë vendit.

“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë”, tha Balla.

Balla sqaroi se Kushtetuta thotë s'lejohet që ushtaraku të emërohet në detyra të tjera, por nuk ndalon propozimin, prandaj emri i Bajram Begajt është kushtetues.


Lajmi kryesor:

Me 78 vota pro, Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri! Rrjedh 1 votë nga opozita! LSI merr pjesë në proces, PD e bojkoton! Alibeaj: Farsë e Ramës! Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë