TIRANË- Në përgjigjen e tij për Kuvendit, ku i ka argumentuar se përse ka shtyrë zgjedhjet, presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe një letër ku i drejtohet drejtpërdrejtë kryetari të këtij institucioni, Gramoz Ruçi.
Ajo që vihet re mes rreshtave, Meta shfaqet shumë i shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe për këtë nuk ka hezituar ndihmën e Gramoz Ruçi. Kreu i shtetit kërkon nga Ruçi që të ndërhyjë tek kryeministri Edi Rama që të mos asgjësojë PD-në, duke e etiketuar këtë të fundit si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.
"Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë", shkruan Meta.
Meta është akuzuar prej kohësh nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama se vendimet e tij për të shtyrë zgjedhjet janë marrë për të favorizuar PD-LSI.
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Për 45 vite vendi ynë përjetoi një regjim të sundimit të shumicës të pashembullt në kontinentin tonë dhe të krahasueshëm vetëm me atë të Koresë së Veriut.
Nuk është mirë që sot, kur bota mezi pret që edhe Korea e Veriut të hapet e të ndryshojë, përfaqësues të shumicës parlamentare këtu në Shqipëri të hyjnizojnë regjimin e sundimit të shumicës dhe të bëjnë çdo përpjekje për asgjesimin e opozitës reale dhe demokratike në vend dhe të synojnë dhe kapjen e të vetmit institucion të pavarur siç është aktualisht Institucioni i Presidentit të Republikës.
Ju e dini si askush tjetër se sa kundër djegies të mandateve ka qenë dhe është Presidenti i Republikës. Një veprim i pajustifikueshëm i opozitës, i cili ka sjellë vërtet një precedent mjaft negativ.
Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.
Duke mirëkuptuar edhe pozitën ku ju ndodheni për shkak të detyrës shumë të lartë që përfaqësoni, dhe situatës jo më të mirë dhe përfaqësuese në të cilën gjendet sot Institucioni më i rëndësishëm i vendit për shkak të përgjegjësisë të të gjithë aktorëve politikë në vend, vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamentare, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosjen e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha intitucioneve demokratike.
Në kushtet aktuale, Kuvendi i Shqipërisë e ka kaq të nevojshme përvojën dhe largpamësinë për zgjidhje të mençura dhe kontribuese, që t’i shërbejnë çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian në 18 tetorin që po afron dhe në këtë mënyrë çdo ditë ai duhet të mendojë dhe veprojë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe aspiratës mbarëkombëtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Besoj se ju me përvojën Tuaj do ta ndihmoni Kuvendin të rikthehet në normalitet.
Së fundmi, Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm, bashkëpunues dhe me vetëdije të plotë, për të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme në interesin më të mirë të vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar.
Shkelqesia juaj je shfaqur sic je ne te vertet nje qen I zgjebosur rruge qe e shkelmojne te gjithe. Je shqiptari me I urryer ne historine e shtetit shqiptar.ne cepan ka burrat me te mencur qe ty sdo te conin as me dhi. Hiqu nga ne se na e shpife
PërgjigjuKontributi me i madh qe ka dhene zoti Meta eshte cdekretimi i dates 30 Qershor per zgjedhjet dhe dekretimin e dates 13 Tetor . Nuk zbatove kushtetuten per te mbrojtur planin tuaj
PërgjigjuBotoje komentin,se Ai eshte me keq se aq.Nuk ia vlen qe nje njeri me ate nivel te ulet dhe hakmares te jete President!.Ku ka bere vaki qe gruaja e presidentit te hedhe bomba molotov,te djege goma rrugeve dhe Likja ia mer kenges ne zyre!.Pika qe ste bie o derdimen.
PërgjigjuNuk ka të djathtë të mirfilltë! Keta bajga i krijoji bajga PPSH!
PërgjigjuHahaha tamam tallje leshi t'i kerkosh komunistit Gramoz Ruçi ndihme per te shpetuar PD-ne qe po e shkaterron antienveristi Rama. Po te ishte gjalle Ramiz Alia do ia kerkonte atij kete nder. Ku u katandise keshtu o Ilir, nga kingmaker i politikes shqiptare ne nje lolo qesharak.
PërgjigjuWow akoma mendon or ben sikur ke fuqi dhe te ecen firma Nese Dako eshte thirrur per te thene gjerat qe te marrin rruge drejt burgosjes Ti ore faqezi i peshtirshem ,seshte e nevojeshme te thirresh mP.Por do te arrestojne atje brenda ne presidence dhe do ta sjellin perpara Floririn qe ke vjellur Anglezet ,dhe shume e shume qe ste lene rehat por hidhesh si dhija e Zgjebosur e bishtin e shkurter lart . nJE GJE MOS HARRO SE E VOLLE ATE pOPULL NE FILLIMIN QE THIRRET DEMOKRACY ,DUKE E SHANTAZUAR DHE MASHTRUAR SI BIRI I RRITUR NE kOMUNIZEM pLUS KESAJ KE VITE QE HIDHESH E PERDRIDHES ME TRIMAT QE PERDOR DHE TOMORRIN ,Por kurre stregove pendese dhe te besh dicka qe te lehtesoje te ardhmen Je krijese e zhytur ne felleqesirat qe ke bere ,nuk pendohesh se ate gjak te peshtire , te eshte kthyer ne Qelb bastard i Komunizmit
PërgjigjuQe te pastrohen elementet megative dhe llumbetirate shoqerise nuk eshte ndihme por demokraci .Presidenti me sa duket ka halin e baba saliut dhe matukerise se lulezimit me kompani asnje leshim kesaj force kriminale dhe te hiqen qafe me ty meta ne krye .
PërgjigjuPresilesh puna jote vate aferim
Përgjigju