TIRANE-Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë për të shkëmbyer informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, u vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.
"Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona" thuhet në njoftimin e Presidencës.
U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Ne duhet të punojmë vazhdimisht, vijoi ai, për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat, duke iu referuar veçanërisht bashkëpunimit në fushat e emergjencave civile.
Presidenti Meta theksoi se, pavarësisht pandemisë COVID-19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Kufijte me jorgjete të mbeten të mbyllur pergjithmobë! Mjaft i shkelen shqiptaret me këmbë , mjaft! Mjaft se u tjetersuan femijet e tyre nga dhuna dhe raprezalja e jorgjerise, mjaft!
PërgjigjuMe lot hahahahahaha!! Sa fiksim paske me jorgjite o kafsha.