Dy ditë më parë presidenti Ilir Meta u ndal në Përmet aty ku me Dekoratën e Flamurit Kombëtar dekoroi vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Këto dekorime Meta i bëri me pretendimin 'për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë'.

Por nga një hulumtim evidentohet fakti që në dekorim nuk ka patur asnjë të afërm të vëllezërve Frashëri, qoftë edhe të largët. Burime pranë familjes dhe pasardhësve të Frashërllinjve, bëjnë me dije se asnjë familjar a pasardhës nuk ka marrë në dorëzim dekorarat.

Në ceremoninë e dekorimit, dy ditë më parë, ishin kryetarja e bashkisë së Përmetit dhe dy persona të tjerë, të panjohur.