Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i japi nënshtetësinë shqiptare bashkëshortes së një luftëtari shqiptar të UÇK-së nga Shkodra.
Bashkim Shkodra, në një intervistë për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, tha se ka 11 vite i martua me një grua nga Drenica me të cilën ka 6 fëmijë, ndërsa nështetësinë shqiptare bashkëshortja e tij nuk e ka marrë as gjatë këtij mandati të Ilir Metës si President.
“Kemi 11 vite martesë me të, por kam problem se nuk më ja japin nënshtetësinë shqiptare. Arsyeja është se më kanë lypur para dhe unë nuk kam para. Jetoj me vuajtje, nuk kamë forcë të paguaj. Kam 11 vite martesë dhe 6 fëmijë. S’kam kërkuar asgjë nga kontributi im në luftë se e kam bërë me shpirt, jam nisur për të vdekur në luftë”, tha ai.
Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë, një investigim i “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin e dhënies së 382 nënshtetësive shqiptare të huajve nga Presidenti Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta.
Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta nuk kanë plotësuar kushtet ligjor, por i është dhënë nënshtetësia me justifikimin e interesit kombëtar dhe 'meritave të veçanta', ndërsa janë edhe pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pastrimi i parave 'ulëret' në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u
18 Korrik, 20:13
-
Preç Zogaj: Tre 'stacione' ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike
15 Korrik, 10:53
-
Meta nuk i ndahet lumit të Shalës këto ditë të nxehta, teksa përshendet Haxhinaston dhe Bes Kallakun (VIDEO)
14 Korrik, 17:34
-
Mero Baze: Tri dëshira opozitare që na i zgjoi protesta
12 Korrik, 18:32
-
Protesta e opozitës, Kikia: Tubim partiak, qytetarët s’do protestonin për lirinë e Berishës apo për të sulmuar SPAK për llogari të Metës
12 Korrik, 14:59
-
Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë
12 Korrik, 12:38
-
I bëri thirrje të përballet me SPAK si burrat, Meta i 'vërsul' Blushin e tij Dash Shehit: Pseudo-opozitar, keci i Ramës dhe Bashës që lufton për një mandat qyl
12 Korrik, 11:40
-
Spahiu: Kulmi imoralitetit, 30 vjet protestuan kundër Metës, sot e brohorisnin si hero
11 Korrik, 22:37
-
Meta në protestë sulmon SPAK: Horra e vagabondë, mbajnë të arrestuar Berishën me urdhër të Ramës! Turp për opozitarët që përtojnë të vijnë për të përmbysur regjimin
11 Korrik, 21:17
-
Mandati i Xhaçkës, Meta: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Rama-forma! Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD
10 Korrik, 14:26
-
Meta shigjeton sërish Dumanin: Tarallaku që jep intervista off record
8 Korrik, 21:33
-
Eduard Zaloshnja: SPAK-u po vuan prej suksesit të vet…
8 Korrik, 14:08