Sali Berisha ka komentuar nga selia blu edhe kërkesën e Ilir Metës për tu pyetur nga SPAK si person që ka dijeni për krimin shtetëror të 21 janarit. Ndërsa vijoi të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur organizator të protestës, Berisha mori në mbrojtje edhe Ilir Metën duke thënë se audio e tij me Dritan Priftin ishte e manipuluar.
Protesta e 21 janarit u organizua nga PS, duke marrë shkak nga publikimi i videpërgjimit të Metës me Priftin, ku flisnin për përfitime nga pushteti. Por, Berisha thotë se ky videopërgjim u manipulua nga Rama, ndërsa Meta asokohe mbante postin e zv.kryeministrit.
“Dihet se Rama për të organizuar 21 janarin, manipuloi dhe falsifikoi me Filip Çakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit, ilir meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Berisha kryeministër, së pari i ishte kërkuar nga dëgjuar Prifti që ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme, se ka një regjistrim, fjala ime ishte kjo nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës sime. S’më merr dot kush peng. Ka patur një shkresë të firmosur pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq koncesionin e një hidrocentrali. Qeveria ia kishte dhënë një kompanie tjetër dhe ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës kompania ime ka humbur 700 mijë euro. Meta i thotë priftit se duhet zbatuar vendimi i gjykatës se i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë. Rama dhe Çakulli marrin fjalë me copy paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Cilido që do të hetojë këtë çështje, që këtu mendoj se e ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 janar. Skenarist del Rama. Me datë 14 ose 15 janar, ka ardhur në zyrën time dhe më ka thënë do jap dorëheqjen, se unë në prokuroi nuk shkoj si zv.kryeministër, por si qytetar i thjeshtë. Një skenar i dhunshëm natyrisht i paprecdentë ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: SPAK nuk shkeli ligjin, pezullimi i Ballukut i drejtë! Por, po e lejon të prishë provat












