Armiku i armikut tim është miku im, vlen për Sali Berishën vetëm në rastin e Belinda Ballukut. Sot, ai shpalli armëpushimin e përkohshëm me SPAK, duke e quajtur vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv kryeministres Belinda Balluku si të drejtë.
“S’kanë shkel asnjë ligj me pezullimin nga detyra. Ato kanë shkel me dy këmbë ligjin me moskualfikimin e vepër grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhrit të arrestit për lubi ballukun. Që po vazhdon të prishë provat në bashkëpunim me aparatin e Këshillit të Ministrave ditë e natë, sipas burimeve anonime”, vijoi Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj SPAK se po ‘amniston’ Belinda Ballukun. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka caktuar masat më lehtësuese për Ballukun, ndërsa shton se vepra penale për të akuzuarit duhej të rikualifikuar si grup i strukturuar kriminal. Berisha thotë se Balluku çdo veprim e ka marrrë me urdhrin e kryeministrit Edi Rama.
“Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama. Dhe prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin, për të prishur provat, për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij”, tha Berisha.
Por, Berisha nuk është i kënaqur plotësisht. Bashkë me Ballukun, pezullim nga detyra thotë se duhet të kishte edhe për vetë kryeministrin Edi Rama.
“SPAK nuk mund të kishte devijim nga kualifikimi si grup i strukturuar kriminal, kanë vepruar bashkë, Balluku, Rama, Berberi, Gjyli dhe anëtarët e KVO. Kanë qenë një grup, se si mbahen të gjithë të pandehur dhe nuk kualifikohen grup i strukturuar kriminal, unë nuk mund ta them. Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore, ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. I them atij hajduti je ti që ke vjedh paratë. Po atyre mirë ua bën që nuk lëshuan ndaj teje edhe të njëjtin urdhër si ndaj lubisë, kompetenca jote qenka për të mbrojt hajdutët”, vijoi Berisha.
Teksa i jep këshilla drejtësisë, se çfarë duhet të bëjë me Ramën, Berisha ka edhe frontet e veta të hapura të betejës me SPAK, siç është 21 janari. Ilir Metën, që shprehu gatishmërinë për të dhënë dëshminë e tij për këtë çështje, e orienton të thotë para prokurorëve se fajtor ishte Edi Rama.
"Sali Berisha Edi Rama për të organizuar 21 Janarin, manipuloi dhe falsifikoi në bashkëpunim me Filip Cakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Pra, skenaristi del vetë Edi Rama", tha Berisha.
Vetë Berisha në dëshminë e tij për 21 janarin, siç ka zbuluar para mediave, ka thënë se nuk ka asnjë përgjegjësi për plumbat mbi protestuesit e vrarë, apo më tej, fshirjen e serverëve me pamje filmike.
Sali Berisha ka komentuar nga selia blu edhe kërkesën e Ilir Metës për tu pyetur nga SPAK si person që ka dijeni për krimin shtetëror të 21 janarit. Ndërsa vijoi të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur organizator të protestës, Berisha mori në mbrojtje edhe Ilir Metën duke thënë se audio e tij me Dritan Priftin ishte e manipuluar.
Protesta e 21 janarit u organizua nga PS, duke marrë shkak nga publikimi i videpërgjimit të Metës me Priftin, ku flisnin për përfitime nga pushteti. Por, Berisha thotë se ky videopërgjim u manipulua nga Rama, ndërsa Meta asokohe mbante postin e zv.kryeministrit.
“Dihet se Rama për të organizuar 21 janarin, manipuloi dhe falsifikoi me Filip Çakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit, ilir meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Berisha kryeministër, së pari i ishte kërkuar nga dëgjuar Prifti që ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme, se ka një regjistrim, fjala ime ishte kjo nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës sime. S’më merr dot kush peng. Ka patur një shkresë të firmosur pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq koncesionin e një hidrocentrali. Qeveria ia kishte dhënë një kompanie tjetër dhe ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës kompania ime ka humbur 700 mijë euro. Meta i thotë priftit se duhet zbatuar vendimi i gjykatës se i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë. Rama dhe Çakulli marrin fjalë me copy paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Cilido që do të hetojë këtë çështje, që këtu mendoj se e ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 janar. Skenarist del Rama. Me datë 14 ose 15 janar, ka ardhur në zyrën time dhe më ka thënë do jap dorëheqjen, se unë në prokuroi nuk shkoj si zv.kryeministër, por si qytetar i thjeshtë. Një skenar i dhunshëm natyrisht i paprecdentë ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi”, tha Berisha.
Komente













tani i thote SPAK berisha....:(
PërgjigjuNeni 103, pika 3 i Kushtetutes thote se Anetari i Keshillit te Ministrave gezon imunitetin e deputetit.
Përgjigju