Ky lajm u bë i ditur nga vetë Presidenti Meta nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, i cili e përshkruan Muselier si “një zonjë e jashtëzakonshme”.
Sipas Presidnetit Meta motra e Mbretëreshës e meritonte këtë Dekoratë për kontributin e pamatë që ka dhënë për Shqipërinë.
“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t'i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë "Nënë Tereza", për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.
Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.
Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.”, shkruan meta në facebook.

(Postimi i Presidentit Meta në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










