Gjenerali i Brigadës, Nazmi Halit Cahani është dekoruar sot me gradën e lartë “Gjeneral Major”. Ky titull i është akorduar sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Nazmi Halit Cahani, me detyrë “Komandant i Komandës së Forcës Tokësore” i jepet grada “Gjeneral Major”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10891
Tiranë, më 10.10.2018