Meta i jep shtetësinë shqiptare ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga (Dekreti)

Meta i jep shtetësinë shqiptare ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga (Dekreti)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare. Dekreti është firmosur është kreu i shtetit Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë.  

Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016. 

Dekreti i Metës:

DEKRET
Nr. 10879, datë 19.9.2018
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të
ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:
Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar