Artikulli për 'Manhattanin e Zagrebit', Rama u kërkon falje qytetarëve: Nuk reflektonte ecurinë e projektit! Meta: Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë

Artikulli për 'Manhattanin e Zagrebit', Rama u kërkon falje qytetarëve: Nuk reflektonte ecurinë e projektit! Meta: Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë

Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje në lidhje me një postim të bërë në Twitter një ditë më parë, ku ndante artikullin e një media, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”, projekt i cili në të vërtetë nuk ishte realizuar.

‘Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!’ shkruan Rama.

Në lidhje me artikullin e postuar nga Rama reagoi edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke theksuar se gënjeshtra nuk zgjati një ditë. Meta sjell një artikull të botuar më 5 tetor 2020 nga ‘Croatia Week’ që tregonte se nuk do të realizohet projekti që e kishte në dorë kompania ‘Eagles Hills’, e njëjta që do të investojë 2.1 miliardë euro për projektin e portit të ri të DurrësitEdhe Sali Berisha ka reaguar për projektin e ‘Zagrebi i Manhattanit’ duke thënë se e hodhën qytetarët në kosh të plehrave ndërsa pretendon se Rama mashtron shqiptarët për të justifikuar vjedhjen e miliarda eurove në Portin e Durrësit.

“Pas raportimeve se një projekt i quajtur ‘Manhattani i Zagrebit nuk do të ndodhë, shoqatat civile që kanë bërë fushatë kundër tij thanë të hënën se dështimi i projektit ishte në fakt një fitore për qytetarët që kërkojnë të largojnë gjithashtu kryebashkiakun Milan Bandiç nga pushteti në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Plani i kryebashkiakut Bandiç për t'i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit ka dështuar përfundimisht, thanë katër shoqata qytetare pasi kryetarja e departamentit të ekonomisë në qytet Mirka Joziç, konfirmoi për të përditshmen Jutarnji List se planet për projektin nuk ekzistojnë më pasi ndryshimet në planin e qytetit që mundësojnë projektin nuk janë miratuar”, thuhet në artikullin e medias kroate.

Ndër të tjera përmendet se katër shoqatat këmbëngulën se projekti do t’i mundësonte kompanisë private një sipërfaqe të madhe që i përkiste qytetit. Ata kishin vënë në dukje faktin se projekti do t'i mundësonte një kompanie private një sipërfaqe të madhe të qytetit. Megjithatë nuk dihet se cila do të ishte marrëveshja fillestare për projektin.

Meta e përdori këtë artikull për t’iu kundërpërgjigjur kreut të qeverisë pas debateve të shumta mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Një ditë më parë, Rama tregoi projektin tjetër të kompanisë së AlabBar në Ballkan. Kreu i qeverisë kishte marrë një artikull të botuar më 6 mars 2019 dhe thoshte se projekti që do realizohej do të cilësohej transformues i Zagrebit.

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin.

Postimi i Ilir Metës në Tëitter

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Artikulli për ‘Manhatanin e Zagrebit’, Rama kërkon ndjesë: Kush s'është gënjeshtar, as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, por kërkon falje

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje në lidhje me një postim të bërë në Twitter një ditë më parë, ku ndante artikullin e një media, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”, projekt i cili në të vërtetë nuk ishte realizuar.

‘Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!’ shkruan Rama.

Ora 11:20
‘Manhatani i Zagrebit’/ Pas Metës, reagon edhe Berisha: Turp Edi Ramës që mashtron, qytetarët kroatë e hodhën në kosh projektin e ‘Eagle Hill’

1668609841_finalprojekt.00042919.Still002.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama në tëitter për kompaninë që do ndërtojë portin e Durrësit.

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Berisha shkruan se ndryshe nga çfarë kishte deklaruar kryeministri Rama, qytetarët e Zagrebit e kishin hedhur në kosh projektin e kompanisë “Eagle Hill”.

"Qytetarët e Zagrebit hedhin në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill! Nderim mbrojtësve të Zagrebit!

Turp Edi Ramës që mashtron shqiptarët duke shkruajtur se Egle Hill do ndërtoj Manhatanin e Zagrebit për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit .sb"-shkruan Berisha.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 19/11/2022 02:47

    Kerkon Falkenberg tradhtari Edvin shkjau shqipfolës. Arabi ishte i ldhur me rus prandaj i godhet jasht nga Kroatet…!

    Përgjigju
  • Ani: 18/11/2022 18:56

    Te pakten kerkon falje jo si ty qe e ke rrjepur popullin e ske kerkuar nje her falje

    Përgjigju
  • Konfuci: 18/11/2022 17:05

    Rama vetëm të mashtroje di bashke me disa politikan në Kosove jane shume orator por për pune nuk bejne ! Meta do ta fuse në BE shqiperine me 99%

    Përgjigju
  • Tim.: 18/11/2022 15:27

    Hajduti dhe spiuni nuk ka fytyre te na jape mend

    Përgjigju
  • tiku: 18/11/2022 13:18

    Po floriri ca thot o meta apo e ke len n gjum per momentin

    Përgjigju
  • gesti: 18/11/2022 13:14

    ku ke ftyre te flasesh ti o mashtrus qe ke vjedh sa je ngop ne kurrizin tone

    Përgjigju
    • Sondazhi: 18/11/2022 14:49

      Të vjedhi dhe ky tjetri e jemi barazim thu ti? Ka kuptim...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën