Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme në spital sekretarin organizativ të Partisë Demokratike Sahit Dollapin i cili vijon të jetë në spital prej dy ditësh.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Ai u paraqit në spital pas mesnatës së 11 Majit si pasojë e dëmtimeve të pësuara gjatë ndjekjes së policisë. Gjatë protestës në momentin e shoqërimit presidenti Ilir Meta i bëri thirrje autoriteteve të dërgonin Sahitin në spital.

Teksa në tre reagimet e para gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, Meta bëri thirrje për distancim nga dhuna, në një reagim të katërt, kreu i shtetit ka ndërruar qëndrim duke dalë kundër policisë.

Ai deklaroi se Dollapi duhet të shoqërohej në spital për lëndimet e marra sipas tij gjatë protestës, dhe jo të mbahej në polici.