Meta: Impulse të reja në çdo 
moment, Rama: S'ka ndryshime 

Meta: Impulse të reja në çdo <br />moment, Rama: S'ka ndryshime 
TIRANË  -  Kjo e premte ka qenë një ditë e ngjeshur me takime për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Rreth orës 10:00 në vilën qeveritare të shoqëruar nga ministrat Saimir Tahir, Nasip Naço si dhe nga krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI Gramos Ruçi e Petrit Vasili dy aleatët e mëdhenj të kësaj mazhorancëe kanë zhvilluar një takim. “Një kafe normale pune, shkëmbim mendimesh”, u shpreh Meta në përfundim të takimit.

Në fokus të takimit ka qenë reforma në drejtësi, dekriminalizimi si edhe ndryshimet në qeveri. referuar kësaj të fundit vetë kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh kështu: Impulset duhen në çdo moment.

Por mesa duket në gjirin e mazhorancës lexohen opinione të ndryshme. Kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi la të kuptohej se të gjithë ishin të lumtur. “Besoj se na patë nuk kishte ndonjë të vrenjtur apo jo?! Ishin të gjithë të lumtur”.Ndërkohë kryeministri Rama gjatë një emisioni televiziv mbrëmë tha se s'ka ndryshime në qeveri.

Duke u ndalur te dekriminalizimi si çështje e diskutuar në takim eksponentët e rëndësishëm të mazhorancës thanë se ka nevojë të përshpejtohet puna në mënyre që të përmbyllet sa më shpejt ky proces.

“Ka qenë vetë PD që e ka anashkaluar komisionin përmes propozimit të drejtpërdrejt që bëri në parlament, është një ide gjithmonë e mirëpritur që të marrë një rol të rëndësishëm ky komision, dhe zoti bylykbashi me zotin balla të mblidhen sa më shpejt sepse pothuajse gjithçka është rënë dakord dhe nuk e kuptojmë pse po vonohet mbyllja e procesit të dekriminalizmit”, tha Meta.

“Një nga temat e diskutimit ishin që përfaqësuesit tanë në komison të shpejtojnë punën që a ka mundësi brenda javës të miratohet ligji për dekriminalizmin. Nuk bëhet me kushte dhe pa kushte kjo kur flasim për komison t ëpërbashkët me drejtues të opozitës dhe për dy drafte një nga mazhoranca një nga opozita sigurisht që po vazhdon puna për të arritur në pika të përbashkëta”, - u shpreh Ruçi.

rama ruci

Takimi
Krerët e koalicionit të majtë, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta mbajtën një takim në rezidencën qeveritare, ku të pranishëm ishin edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ai i grupit të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe ministri Tahiri.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta la i pari takimin dhe burime për Shqiptarja.com thanë se ai iu drejtua kryesisë së Kuvendit për të patur një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu.

Në një prononcim të shkuartër për mediat ai tha se në fokus të takimit u vendos reforma në drejtësi dhe hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur në këtë proces bazik për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo pasi gjatë së shtunës në Komisionin e Venezias do të prezantohet drafti i ekspertëve nga kryetari i komisionit të posaçëm për reformën ne gjyqësor Fatmir Xhafa. Sipas Metës, ky është një hap mjaft pozitiv në mënyrë që të vazhdohet më para në punën për realizimin e reformës në sistemit të drejtësisë

Gazetarët e pyetën Metën nëse i qëndron deklaratës së dhënë më herët se ka nevojë për impulse të reja në kabinetin qeveritar dhe përgjigjja ishte: Impulset duhen në çdo moment. I pyetur për letrën e Kontrollit të Lartë të Shtetit që i kërkon Kuvendit ngritjen e një komisioni ekspertësh për hetimin e çështjes ”CEZ”, Meta tha se ende nuk e ka marrë një letër të tillë.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se në takim u fol për përshpejtimin e punës nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës, në mënyrë që brenda javës të miratohet ligji për dekriminalizimin. Mazhoranca dhe opozita kanë paraqitur draftet e tyre për procesin e dekriminalizimit të politikës dhe të administratës publike, dhe në këtë kontekst Ruçi tha se vijojnë negociatat mes palëve për të arritur në pika të përbashkëta.

Pak ditë më parë kreu i komisionit të posaçëm për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi tha se ishte gjetur konsensusi me qeverinë për shenjat e gishtërinjve si kusht për këdo që është apo do t’i futet politikës. Bërja e testit të drogës është një tjetër kërkesë e opozitës për të cilën Ruçi tha se janë duke vijuar bisedimet për të dalë me një draft të përbashkët. 

Për disa çaste takimit mes politikanëve aleatë në qeverisje i u bashkua edhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, por më tej ai është parë të dalë i pari nga rezidenca qeveritare.

Ky takim vjen një ditë pas mbajtjes së seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë e cila u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, ku ra në sy mungesa e ministrave dhe deputetëve të LSI gjatë fjalës së shefit të qeverisë.

rama ruci

rama ruci

rama ruci

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)