Meta: Italia në krah të Shqipërisë dhe Ballkanit në proçeset integruese drejt BE

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e vlerësoi Italinë si një mike të Shqipërisë dhe Ballkanit në prcesin integrues në Bashkimin Europian të vendit tonë.

Vlerësimin e tij, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ia bëri të ditur sot në një takim në Tiranë, Kryeministrit të Republikës së Italisë, Matteo Renzi. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit,  Majlinda Bregu.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, shprehur më së miri gjatë këtij viti me vizitat e suksesshme të nivelit më të lartë, që janë tregues i qartë i vullnetit për intensifikim dhe konkretizim të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit i shprehu mirënjohjen zotit Renzi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Italia i ka dhënë Shqipërisë në proceset e saj integruese. Meta vlerësoi rolin pozitiv që Italia ka luajtur dhe mund të luajë në të ardhmen për zhvillimet dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij, Renzi rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Italisë për vendin tonë si dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në të gjitha fushat. Gjithashtu, Renzi përgëzoi Kuvendit e Shqipërisë dhe institucionet e tjera për vendosmërinë e treguar në ecjen përpara me axhendën evropiane.

Me falënderimet për pritjen dhe urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë e të suksesshëm, në mbyllje të takimit  Renzi u shpreh se "Shqipëria nuk ka nevojë të hyjë në Evropë pasi ajo është pjesë e saj"
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS