Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Ilir Meta me Tedi Blushin në mbledhjen e Kryesisë

Ilir Meta mblodhi këtë mbrëmje Kryesinë e Partisë së Lirisë në prag të Konventës së 27 prillit.

Nesër në ora 10:00 në Pallatin e Kongreseve, Partia e Lirisë do të mbajë Konventën ku Ilir Meta ka premtuar ndryshime rrënjësore në partinë e tij.

Sot ai bëri thirrje që pjesëmarrësit të jenë prezent në Konventë, teksa mori Tedi Blushin si shembullin e të bërit opozitë.

Fjalimi i Ilir Metës: 

Edhe pak orë edhe padurimi rritet nga delegatët nga të ftuarit por edhe nga opinioni publik për këtë konventë e cila do të jetë historike, sepse do të vendos themele të reja të Partisë së Lirisë, në mënyrë që ajo ta meritojë plotësisht këtë emër kuptimplotë dhe njëkohësisht ta vërë këtë forcë politike në shërbim të gjithë shqiptarëve. Atëherë edhe një herë tjetër, dua t’i kujtoj të gjithë delegatëve se Konventa fillon në orën 10:00. Njëkohësisht dua tu kujtoj të gjithë të ftuarve që të jenë më përpara në mënyrë që Konventa të filloj në orën 10:00 për arsye se duhet të tregojmë përgjegjshmëri, korrektësi edhe me opinionin publik edhe me mediat, por edhe me qindra mijëra shqiptarë që do të na ndjekin jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë edhe me dhjetra mijëra të huaj, miq dashamirës përkrahës tanë të cilët do të na ndjekin kudo përmes të gjitha mjeteve të komunikimit përfshirë edhe twitter. Kështu që është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin tonë. Nesër hidhen themelet për një forcë të re politike që ka mësuar nga gabimet e 20 viteve të saj të deritanishme. Njëkohësisht merren vendimet për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe realizimin e objektivit madhor për 4 milionë shqiptar plus. Mirupafshim do të kemi lajme komunikimi të tjera. Puna vazhdon! Punohet edhe nata tashmë është ditë për Partinë e Lirisë. Edhe të gjithë si Tedi Blushi. Faleminderit Tedi Blushi. Ashtu bëhet opozita.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 27/04/2024 09:39

    Kush do t'i mbajë në shpinë të gjithë si Tedi? S'ka më shqiptarë, merrni nga Bangladeshi të protestojnë aty

    Përgjigju
  • Bratko: 27/04/2024 08:38

    O like floriri po te vjen ngordhja dhe ty. Je ber si qeni zagar e ndjen qe po te vjen ngordhja. Ti je krijesa me e poshter qe ekziston akoma né ket bot.. I ke ber shum te kqia ketij populli o krijes e neveritur ti dhe sali serbi.. Ju meritoni te denoheni me varrje ne sheshi skenderbej

    Përgjigju
  • Linda: 26/04/2024 22:51

    Te gjithe te denojn hajdutin mafiozin funderrinen Ilir Meta dhe bashkautoret e vjedhjeve kolosale Ted Blushi,Monika Kryemadhi,Erisa Xhixho!!

    Përgjigju
    • Dursakja: 27/04/2024 06:18

      Këtij ti thuash karagjoz në politik eshtë pak, ky vetëm njeri i sigurte qe nuk është!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë