Meta: Ka shumë nervozizëm në
politikën tonë, cënohet paqja sociale

TIRANË - ELBASAN - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e ka cilësuar një model të shëmtuar politikanët në Shqipëri. Reagimi i kryeparlamentarit Meta, i bërë në qytetin e Elbasanit, vjen dy ditë pas publikimit të pamjeve me logon e Kuvendit të përplasjes fizike mes deputetëve socialist Ndoka e Ndreu të cilët goditën demokratin Gent Strazimiri. Me një gjuhë të qetë dhe pa tone të ashpra, ndryshe nga Meta që ishim mësuar të shihnim vite më parë, kreu i Kuvendit ka dhënë mesazhin e uljes së tensionit në radhët e politikës.

“Nuk duhet të ketë nervozizëm në politikën shqiptare sepse pastaj i gjithë ky nervozizëm dëmton paqen sociale dhe në vend që politika dhe politikanët të jenë një shembull për qytetarët, përkundrazi bëhen një model i shëmtuar për të gjithë shoqërinë”, u shpreh Meta. Sipas kryeparlamentarit dhe kreut të LSI-së në politikën shqiptare nuk ka nevojë për gjithë këtë nervozizëm pasi në këtë mënyrë dëmtohet paqja sociale. “Shqipëria është në rrugën e duhur, është anëtare e NATO-s, është kandidate për në BE, ndaj politika duhet ta ndihmojë më shumë vendin dhe jo t’i krijojë shqetësime dhe strese të panevojshme sepse për fat të keq e shohim që ka shumë nervozizëm në politikën tonë”, deklaroi Meta.

Duke cilësuar rrugën drejt BE-së si zgjidhjen më të drejtë për shqiptarët, kreu i Kuvendit bëri thirrje për tolerancë dhe shmangie të konflikteve të panevojshme në radhët e politikës. Duke u ndalur në forcën e tij politike, Meta theksoi se do të vazhdojë të vijoj të promovojë vlerat e bashkëpunimit dhe tolerancës edhe në të ardhmen. Sipas tij, politika është tolerancë dhe jo arrogancë, nëpërmjet saj individët duhet të shtyhen drejt reflektimit dhe jo drejt zgjidhjeve kokëforte që çojnë drejt qorrsokakeve.

Reforma territoriale është një nga sukseset kryesore të mazhorancës gjatë mandatit të parë qeverisës, por ajo që ka më shumë rëndësi për të gjithë është ndërhyrja dhe realizimi për reformën në drejtësi. Meta, si një prej drejtuesve të kësaj maxhorance qeverisëse, mendon se forcimi i ligjit do të përkthehet drejtpërdrejt në progres ekonomik, besim të investitorëve vendas dhe të huaj dhe hapje vendesh të reja pune.

Strukturat
Këto takime të zhvilluara nga kreyeparlamentari Meta në qytete të ndryshme të vendit kanë shërbyer edhe për njohjen me problematikat e bazës në strukturat e LSI-së. Edhe takimi i djeshëm në Elbasan për kreun e LSI-së ka qenë në kuadër të takimit me bazën në këtë qytet dhe inaugurimin e zyrave të reja të kësaj force politike në këtë qytet, i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, dhe deputeti i LSI-së në këtë qark Bujar Kllogjeri. Si kryetar i LSI-së Meta premtoi se prioritet i forcës së drejtuar prej tij do të vijoj të jetë punësimi dhe hapja e vendeve të reja të punës. Kështu investimi i qeverisë në Elbasan për restaurimin e stadiumit “Elbasan Arena”, sipas Metës shërbeu për të krijuar vende të reja pune dhe për t’i dhënë një tjetër zhvillim qytetit me zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)