TIRANE- Kreu i LSI-së Ilir Meta deklaron se Gjovalin Kadeli i përket të majtës dhe integrimi i tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim është i natyrshëm.
“Kadeli është i mirëpritur. I përket të majtës dhe Integrimi i tij në LSI është i natyrshëm”- ka thënë Meta, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit e LSI-së
Deputeti Gjovalin Kadeli braktisi opozitën për të kaluar në radhët e mazhorancës duke fuqizuar partinë e Metës. Lajmin se ai do të shkëputet nga grupi parlamentar demokrat për të kaluar në atë të LSI, e bëri me dije mbrëmë vetë deputeti i qarkut Lezhë.
Në këtë mënyrë grupi parlamentar i kësaj partie të zgjerohet në 19 deputetë, ndërsa mazhoranca në total arrin në 85 deputë. Opozita zbret në 55 deputetë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com