Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama nga Elbasani, ku thotë se kandidatët e koalicionit opozitar nuk kanë rivalë. Sipas tij, i vetmi që u del përpara është gogoli që kërcen dhe me këtë i referohet Ramës, i cili kërceu me banorët e Kamzës në kuadër të fushatës elektorale.
“Kandidatët tanë nuk kanë rivalë. I vetmi që u del është një gogol që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve që po vijnë. E thkesoj që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe duhet që jo vetëm qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri por këtë radhë është edhe detyrë patriotike se rikthimi i llogaridhënies absolutisht do sjellë dinamikë ngjarjesh për demokracinë në vendin tonë”, tha Meta.
Ndonëse është përcaktuar qartë që vula e PD i ka mbetur Enkelejd Alibeajt, Ilir Meta e konsideron Berishën si kryetar të kësaj partie dhe i përgjigjet të gjithë atyre që thonë se kandidatët demokratë po strehohen në një parti të majtë.
“PD nuk po strehohet tek PL, është shumë më e madhe PD për t’u strehuar… kjo aleancë është vetëm në shërbim të qytetarëve”, tha Meta.
Meta pretendon se më 14 maj do bëhet ndarje me thikë mes korrupsionit dhe bashkitë e këshillat do të kthehen në funksion të qytetarëve. Nuk e kurseu akuzën për PS duke thënë se qeverisja vendore ka qenë katastrofë e vërtetë në drejtim të transparencës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ndaj duhet që qytetarët të marrin pjesë dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të drejtat e tyre që ua jep Kushtetuta dhe nuk i kanë shfrytëzuar si duhet, por këtë radhë është dhe detyrë patriotike. Ky vend ka diell për të gjithë ndaj t’i heqim ata që i kanë zënë diellin Shqipërisë, me votën e lirë sepse janë pakicë uzurpatore”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas tryezës me qytetarët në Korçë ka komentuar takimet e Enkelejd Alibeaj, ku tha se ka një arsye pse retorika e tij është përqendruar në sulmet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Nuk i vëmë faj askujt atyre që nuk kanë kandidatët përse merren me Metën dhe Berishën. Qytetarët shqiptarë më 14 maj do të votojnë. Këtu është një kullë që ka kushtuar gati 6 mln euro dhe që ka goditur rëndë identitetin e këtij qytetit dhe kjo është bërë vetëm për kapriço dhe korrupsion. Pra në 14 maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë. Është angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojë korrupsionin. Çdo gjë do të jetë transparente. Për çdo investim do të merret çdo vendim duke dëgjuar qytetarët. E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës dhe kjo sepse drejtohet nga opozita. Bashkitë e tjera janë me zero transparencë”, tha ai.
Ti qe i ben hije tokes kot si nje mashtrues dhe i pa bese qe je mbas 14 /05 do shkosh te japesh llogari atje ku te takon te drejtesia boterore.
PërgjigjuOr miq si u be kaq i neveritshem ky njeri. Paska lindur me veset me te keqia qe mund te ket robi.
Përgjigju