Meta këndon 'O e bukura more' me pjesëtarët e Komunitetit Arbëresh: Kënga më e vjetër ende gjallë falë dashurisë për Shqipërinë dhe identitetin kombëtar

Meta këndon 'O e bukura more' me pjesëtarët e Komunitetit Arbëresh: Kënga më e vjetër ende gjallë falë dashurisë për Shqipërinë dhe identitetin kombëtar

Presidenti Ilir Meta me pjesëtarë të Komunitetit Arbëresh

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka publikuar një video duke kënduar "O e bukua more", me pjesëtarë të komunitetit Arbëresh në Itali.

të gjithë të veshur me kostume tradicionale kanë kënduar siç shkruan Meta, këngën më të vjetër shqiptare, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Presidenti prej disa ditësh ndodhet në Itali, nga ku edhe është takuar me shumë shqiptarë dhe pjesëtarë të Komunitetit Arbëresh.

"Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare "O e bukura More", që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.", shkruan ai në rrjetin social Facebook.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja