Meta: Keqardhje që pas 26 vjetësh
flasim për standardin e zgjedhjeve

Meta: Keqardhje që pas 26 vjetësh<br />flasim për standardin e zgjedhjeve
Kryeparlamentari Ilir Meta ka folur nga qyteti i Elbasanit për ndryshimin e Maturës Shtetërore. Sipas tij, LSI do të mbështesë kërkesat e të rinjve të kësaj force për një proces mature transparent dhe bazuar në meritokraci. 
 
Unë mbështes plotësisht të gjitha propozimet e LRI-së për një administrim më transparent të maturës shtetërore dhe të aplikimeve për universitet në mënyrë që ky proces të jetë i pagabueshëm, dhe të bazohet fuqimisht dhe vetëm në transparencë, në gjithëpërfshirje dhe në meritokraci.
 
Ajo që na duhet është energjia pozitive, është bashkëpunimi, është një edukim më i mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, është një formim profesional, dhe është mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik në çdo vendim të rëndësishëm që politikanët marrin në Tiranë dhe në Elbasan
”, - tha Meta.
 
Duke folur para gjimnazistëve, Meta shprehu keqardhjen që politika shqiptare vë në diskutim ende zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve pas 26 vjetësh në një vend anëtar të NATO-s, kandidat për në BE.
 
Në një politikë që për fat keq mbush parlamentin dhe shumë institucione të tjera ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale e kështu me radhë.
 
Ndaj e vetmja zgjidhje është të gjithë të rinjtë e të rejat e Elbasanit të bëhen bashkë për t’i rikthyer traditat më të shkëlqyera këtij qyteti, në radhë të parë qytetarin, dashurinë dhe përkushtimin për dijen, për arsimin dhe njëkohësisht për të rritur kapacitetet tuaja për ta ndryshuar të ardhmen
”, - deklaroi Kryetari i LSI-së.
 
Ndërsa, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha në fjalën e saj se me këta të rinj dhe të reja, që ka Elbasani dhe Shqipëria, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për të zhvilluar vendin e tyre, çdo gjë është e mundur.
 
Slogani i LSI-së është ‘Një Shans për të gjithë’, por me këta të rinj dhe të reja është një shans për Elbasanin, sepse të kesh këto djem e këto vajza kaq energjikë, kaq të mençur dhe kaq produktivë, vërtetë Elbasani e ka një shans. Me këta të rinj dhe të reja, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara, kanë dëshirë për të zhvilluar vendin e tyre, unë e jam e bindur se çdo gjë është e mundur”, - u shpreh Kryemadhi. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit