Meta: Kërcënimi me armë i deputetëve të opozitës, akt i rëndë! E vetmja alternativë, përballja dhëmbë për dhëmbë, deri në përmbysje

Meta: Kërcënimi me armë i deputetëve të opozitës, akt i rëndë! E vetmja alternativë, përballja dhëmbë për dhëmbë, deri në përmbysje

Ilir Meta

1728043730_ilirmeta.jpg

Pak pas përfundimit të protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe para Parlamentit ditën e sotme, ka areaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai tha se e dënon me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës, teksa efektivët blu i cilësoi edhe si “narkopolicia”.

Me një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i PL e cilëson si “akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Meta shton se përballë kësja junte, e vetmja zgjidhje mbetet “përballja dhëmbë për dhëmbë”.

Reagimi i Ilir Metës:

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia. Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!”.

Reagimi i Ilir Metës në Facebook


Lajmi kryesor:

Deputetët e PD sulmojnë efektivët e FNSH në Kuvend: Na drejtuan armën! Policia: S'është e vërtetë, kishin spraj! JA ME VIDEO ÇFARË KA NDODHUR


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kamala Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Biden

SHBA/ Kamala Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Biden