Meta kopjon Berishën, ja sulmet
e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit

Meta kopjon Berishën, ja sulmet<br />e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit
Denoncimi nga Petrit Vasili mesditën e sotme për dhunimin e një të riu, mbështetës i LSI në Zharrëz të Fierit ka bërë që Ilir Meta të shpërthejnë kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
 
Nga Fushë Kruja, Meta fajësoi kryeministrin për dhunimin e të riut, ndërsa deklaroi se Vettingu në 25 qershor duhet të nisë nga Edi Rama.
 
Disa orë më pas reagoi kryeministri përmes një statusi në faqen e tij në Facebook duke iu përgjigjur akuzave të forta të Ilir Metës, ish- bashkëkryetar i koalicionit qeverisës PS-LSI për 4 vite.
 
Rama thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për kërcënime, por po për shtet, punë, mirëqenie.

Meta: Rama nuk ka vrimë ku të futet, Vettingu të nisë nga ai
Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta nga Fushë Kruja akuzoi se me urdhër të Ramës falangat e krimit po kërcënojnë dhe dhunojnë votuesit e LSI, referuar rastit të sotëm që Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi në Zharrëz.
 
Meta u shpreh se i riu në Fier u godit me lopatë nga kryetari i PS në Zharrëz, që punon në Albpetrol dhe për këtë Rama do të mbajë përgjegjësi.

Presidenti i zgjedhur theksoi se ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun më 25 qershor me kreun e rilindjes që ishte një pabesi ndaj shqiptarëve.
 
Do ta shpëtojmë rininë e Shqipërisë nga droga, krimi dhe koncesionet. Më vjen keq, që jam vetëm fizikisht sot në Fushë Krujë, pasi mendjen shpirtin dhe zemrën e kam te një 18-vjeçar në Fier, që voton për herë të parë që një bandit që punon në Albpetrol, kryetar i PS atje së bashku me dy rilindas të tjerë e kanë goditur me lopatë dhe me levë pse voton LSI.
 
Dhe kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, i cili, pasi mori peng partinë historike, pasi dështoi me puçin për të kapur Reformën në Drejtësi, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, na mori na korruptoi Lulushin, për ta përdorur kundër zgjedhjeve.
 
Ndaj unë pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, për të takuar të riun që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale.
 
Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, direktivat që u con cdo ditë për të përdorur kriminelët dhe paratë e drogës dhe dhunën ndaj atyre që votojnë për LSI.
 
Jo një mandat të preket, por as edhe një votë, pasi do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s’do ketë më vrimë për Edi Ramën.

S’do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptaret. Ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun në 25 qershor me kreun e Rilindjes
” tha Meta.

Meta: Ruçi bën si trim, por u arratis me fustan grash
Gjatë fjalës së tij, Meta nuk i kurseu ironitë edhe për Gramoz Ruçin, kryetar i grupit të PS, që kandidon në qarkun e Fierit, duke thënë se ai që bën si i fortë dikur arratisej me fustan grash në Greqi.
 
Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri, që në 1996 u arratis për në Greqi me fustan grash, e di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve.
 
Fati i Janukovicit të Ukrainës do u duket lule, sepse edhe nëse ka rënë kryetari i opozitës nuk bie rinia e Shqipërisë.
 
Fitorja është e padiskutueshme dhe e paprekshme, betohem sot për dhimbjet e atij 18 vjecari
” deklaroi ai.
 
Mosdekretimi i qeverisë, Meta i përgjigjet PS
Ilir Meta u ktheu përgjigje edhe akuzave të PS-së për deklartën e tij për mosdekretim të qeverisë si në rastin e Ivanov në Maqedoni, nëse do të cënohet edhe një votë në 25 qershor.
 
““Dua të jap edhe një përgjigje për ata që thanë se Meta kërcënon si Ivanovi. Nuk jam Ivanovi, as Edi Rama, as Lulushi, as Sali Berisha.  

Nesër Tirana nis marshimin për të vajtur në 1 milionë grushte. Unë e kam mbajtur fjalën gjithmonë edhe pse nga ju është konvertuar pabesisht për shkak të korrupsionit në Rilindas.
 
Nuk është faji i Metës nëse dikush e shet fjalën për tendera
" deklaroi Meta.

Rama: Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime
Pas deklaratave të forta të Ilir Metës, reagoi kryeministri Rama përmes një statusi në Twitter, ku shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për kërcënime, por punë.

Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime po për shtet,punë,mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete po me njerëzit e për njerëzit✌”.

Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit, sidomos në javën e fundit ka qenë e mbushur me shumë akuza nga LSI në drejtim të Partisë Socialiste, se bëri paktin me PD kundër saj.
 
Ndërsa PS dhe Rama vijojnë që të kërkojnë nga mbështetësit një mandat të plotë, pasi fajësojnë LSI se nuk mban përgjegjësi për atë që nuk është bërë apo shkoi keq në 4 vite.

Rama
Statusi i Ramës

Meta kopjon Berishën, ja sulmet e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit
Një ditë përpara mitingut të saj kombëtar të matjes së forcës, që do të mbahet sot pasdite në sheshin “Nënë Tereza”, LSI ka nxehur debatin politik në raport me PS-në.

Ish-kryetari i kësaj partie dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë se Rama nuk ka vrimë ku të futet nëse prek votën e shqiptarëve, teksa Gramoz Ruçit i ka kujtuar një episod të vitit 1996, ku sipas tij, iku në Greqi me fustan grash.

Përpos retorikës elektorale të Metës dhe partisë së tij, bie në sy fakti se të dy këto akuza dhe ky fjalim i djeshëm nga Fushë-Kruja, ngjajnë si dy pika uji me një fjalim të Sali Berishës në 27 prill të këtij viti nga çadra e protestës së opozitës.

Shqiptarja.com po sjell të dy deklaratat, të Metës dje nga Fushë-Kruja dhe të Berishës në prill nga “Çadra e Lirisë” për të bërë krahasimin se pse regjistrimi i komunikimin i dy bashkëpunëtorëve dikur në qeveri, është bërë e njëjtë.

Meta
“Do ta shpëtojmë rininë e Shqipërisë nga droga, krimi dhe koncesionet. Unë pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, për të takuar të riun që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale. Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, direktivat që u çon çdo ditë për të përdorur kriminelët dhe paratë e drogës dhe dhunën ndaj atyre që votojnë për LSI. Jo një mandat të preket, por as edhe një votë, pasi do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s’do ketë më vrimë për Edi Ramën. S’do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptaret. Ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun në 25 qershor me kreun e Rilindjes. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri, që në 1996 u arratis për në Greqi me fustan grash, e di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve. Fitorja është e padiskutueshme dhe e paprekshme, betohem sot për dhimbjet e atij 18 vjeçar"- deklaroi Meta.

Berisha
“Në 20 shkurt 1991 është evakuar me autoblind të ushtrisë nga Ramizi dhe është dërguar në Zall Herr. Tani as në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj  që kjo çadër shumë shpejt do të të krehë ty nga kjo zyrë, do të të japë vendin që meriton. Mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat, se nuk do jetë as ajo aty ku është. Këto ditë Edi Rama po shëtit nëpër Shqipëri si fantazma e Nastradinit me një moto për të zëvendësuar mashtrimet e vjetra me gënjeshtra të reja. Në çdo takim u thotë qytetarëve ‘kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë. Të rinjtë nuk duhet të mashtrohen nga Rama. Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton. Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty. Ata do t’ia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996. Tani nuk është 1996, por revolucioni demokratik, i cili do tu krehë me radhë. Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”- tha Berisha në 27 prill.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit