Meta: Kosova të zbardhë vrasjen e
Ivanoviç e të miratojë demarkacionin 

Meta: Kosova të zbardhë vrasjen e<br />Ivanoviç e të miratojë demarkacionin <br>
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të miratojë demarkacionin, që i hap rrugë liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.  

Qytetarët e saj meritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri për të ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë” tha Meta në pritjen me ambasadorët mbrëmë në Tiranë.

Kreu i shtetit shqiptar ka bërë thirrje për zbardhjen e autorëve të vrasjes së Oliver Ivanovic. “Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është e domosdoshme për të paralizuar çdo skenar destabilizues”.Përsa i përket Gjykatës Speciale në Kosovë, Meta u shpreh se “Kosova të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj se do të jetë një vend i sundimit të ligjit duke bashkëpunuar ngushtë, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në për zbatimin e marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës” përfundoi Meta.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar