Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inauguroi të premten xhaminë më të madhe, Camlica në Stamboll, gjashtë vjet pasi filloi puna për ta ndërtuar atë.

Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e xhamisë, ku në rrjetet sociale, shkruan se ishte kënaqësi për të, të merrte pjesë në inaugurimin e xhamisë.

Meta ka shpërndarë edhe fotot nga kjo ceremoni ku shihet të jetë krah presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mes personaliteteve fetarë.

"Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore", shkruan  Presidenti Meta.

Erdogan mori pjesë në lutjen e së premtes, në xhaminë e ndërtuar me iniciativën e tij dhe që tashmë është khtyer në vendin më të madh të besimtarëve, me një kapacitet prej 60 mijë personash.

Xhamia, e ndërtuar në kodrën Camlica, është e dukshme nga çdo lagje në qytet dhe tani është xhamia e dytë në Stanboll me gjashtë minare, përveç Xhamisë së Sulltan Ahmedit, njohur gjerësisht si Xhamia Blu. 

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë "Çamlıca" të pranishëm ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.