Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë mund të tejkalohet vetëm me dialog, madje duke u bazuar edhe në marrëveshjen e Perzhinos e cila u dakordësua nga faktori politik me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit, Ilir meta gjatë një takimi që ai ka pasur me Nënkryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe rëndësinë që ka zgjidhja dhe kapërcimi i krizës politike në vendin fqinj.
“Është me rëndësi që të respektohet marrëveshja e Perzhinos e arritur mes forcave politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës politike dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare” ka thënë Meta.
Ai ka theksuar edhe rëndësinë që ka për Maqedoninë monitorimi sa më i gjerë i këtyre zgjedhjeve nga organizatat e specializuara ndërkombëtare dhe vendase.
“Forcat politike në Maqedoni duhet të ofrojnë nja qasje sa më bashkëpunuese dhe konstruktive për tejkalimin e krizës politike dhe realizimin me sukses të zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos jetë të kontestueshme dhe forcat politike të pranojnë verdiktin e qytetarëve të Maqedonisë” u shpreh ai.
Lidhur me forcat politike shqiptare, Meta kërkoi nga bashkëbiseduesi që forcat politike shqiptare në Maqedoni, si një faktor tepër i rëndësishëm, të bashkëpunojnë pa paragjykime dhe të jenë të unifikuara në qëndrimin ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe interesit të tyre kombëtar për mirëqenie dhe integrim.
Gjatë takimit Meta vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve në të gjitha fushat me Maqedoninë dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e saj Euro-Atlantik.
“Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë dhe të ardhmen e përbashkët të gjithë rajonit tonë”, tha Kryetari i Kuvendit.
Mexhiti falënderoi Meta për vëmendjen e përhershme që ai i kushton situatës në Maqedoni dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë atje dhe theksoi se marrëdhëniet e tij pa paragjykime me të gjitha palët janë një kontribut dhe mesazh i veçantë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com