Meta: Kryeprokurori i Elbasanit ka konflikt interesi, po shtyn hetimi, Baze ironizon: Presidenti ka gruan bashkëkryetare opozite, a ka konflikt më të madh?

 Meta: Kryeprokurori i Elbasanit ka konflikt interesi, po shtyn hetimi, Baze ironizon: Presidenti ka gruan bashkëkryetare opozite, a ka konflikt më të madh?

Gazetari Mero Baze dhe presidenti Ilir Meta

Analisti dhe gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryeprokurori i Elbasanit po shtyn hetimin e ngjarjes së ndodhur 3 ditë më parë, pasi ka konflikt interesi.

Baze shprehet se presidenti duhet të niset nga vetja para se të flasë për konflikt interesi, pasi gruaja e tij është bashkëkryetare e opozitës.

Gazetari e thumbon edhe më shumë me komentin pikant se ai është edhe vet si kryetar opozite.

“Ilir Meta thotë se kryeprokurori Elbasanit ka konflikt me këto zgjedhje pasi i kandidon një i afërt i tij. Konflikt më të madh se sa Presidenti, që ka gruan bashkryetare opozite nuk ka njeri. Edhe pse ai vet po sillet vet si kryetar opozite.”, shkruan Baze.

Meta pretendon se kryeprokurori Kreshnik Ajazi është përball konfliktit të interesit për të hetuar ngjarjen tragjike të 3 ditëve më parë pasi, vëllai i tij Besion Ajazi është i renditur në listat e PS në qarkun e Elbasanit.

Pyetjet e drejtuar për kryeprokurorin Ajazi, Meta i bëri gjatë një konference paraditen e sotme, ku edhe theu heshtjen zgjedhore dhe shkeli ligjin në flagrancë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 24/04/2021 17:13

    Pse ka grua Meta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë