Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë. Ai ka sjellë në vëmendje mesazhin e saj 20 vite më parë ku thotë se është ende aktual. Edhe pse, datëlindja e mbretereshës Geraldinë, është më 6 gusht 1915 në Budapest, Meta ka preferuar ta përcjellë mesazhin e mbretëreshës.
'Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju.
Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.- shkroi Meta
Edhe sot është aktual mesazhi i saj i 20 viteve më parë:
"Unë besoj se me paqe dhe dashuri, me devocion dhe besnikëri për idealin kombëtar, ne do ta çojmë përpara Atdheun tonë, që është pjesë e Europës dhe e botës së qytetëruar.'- thuhej në letër
Geraldina u lind në Budapest, ishte e bija e Kontit Gyula Apponyi de Nagy-Appony (1873–1924) i familjes e fisnikërisë së kryehershme hungareze Appony, dhe e Gladys Virginia Steuart (1891–1947), nga një familje pasunarësh dhe diplomatësh amerikanë.
E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Një ndihmesë në edukimin e saj dha edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë, Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë. Ajo u martua me mbretin Zog, 27 Prill 1938
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Maj, 07:22
A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?
-
Po
74.8%
-
Jo
22.1%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Zëdhënësja e Ilir Metës: Në Tiranë po rriten taksat vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm, i ulim pas 11 majit
7 Maj, 14:53
-
Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë, do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time
7 Maj, 09:12
-
Zgjedhjet/ Nënsekretarja e PL-së thirrje për të votuar Ilir Metën! Haxhiu: Të mos shkosh për të votuar, do të thotë të lësh bandën e qeverisë në pushtet
6 Maj, 14:39
-
‘Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës, Metën e Roshin...!’, Basha nga Lapraka: Vota është çelës, ose hapni portën e shpresës, ose portën e 313-ës! Mbështetje SPAK-ut
3 Maj, 21:39
-
Zëdhënësja e kreut të PL-së: Më 11 maj t’i japim fund qeverisjes që rrënoi popullin, kemi program të realizueshëm! Votoni Ilir Metën
3 Maj, 15:39
-
Meta nga qelia: Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë! Pas 11 majit do rishikojmë Kodin Penal
2 Maj, 15:05
-
Meta audio-mesazh nga qelia: Të dërrmojmë me vota sektin e pabesë që shpopulloi vendin
1 Maj, 21:39
-
Këshilli Bashkiak i Durrësit dritë jeshile një tjetër kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit, këshilltarët e Metës bashkojnë votat me socialistët!
1 Maj, 17:35
-
Sot 1 maj, Meta: Punëtorët në Shqipëri me nivelin më të ulët të pagës në Europë, vendi po shpopullohet nga varfëria
1 Maj, 15:42
-
Meta nga qelia: Me fitoren e 11 Majit, i japim më shumë zhvillim bujqësisë dhe potencialeve turistike në Lushnje
1 Maj, 10:58
-
6 milion dollarë për heqjen e non grata-s së Berishës, Monika Kryemadhi: Bravo u qoftë, s'më duket ndonjë shifër e ekzagjeruar
30 Prill, 17:33
-
'Pas 11 majit Shqipëria do të jetë sërish madhështore', Ilir Meta: Narkoqeveria po plaçkit infrastrukturën
30 Prill, 15:34
Mbret i vetshpallur ardhur me kacake nga serbia qe fali shen naumin dhe nje pjese te shkodres
PërgjigjuO Ilir floriri po satrapi Zog ka qen një injorant i pa shoq një malok analfabet një pis më keq se maloju tjetër hajduti kriminel Salhe Bajga. Po çna nxirni kshu lloi wc malokësh fëlliqsira.
Përgjigju