Sot bëhen 4 vite nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli. Në përkujtim të tij presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh duke vlerësuar për trashëgiminë e pasur që Dritëroi la pas.
Meta shkruan se Dritëro Agolli do të mbetet përjetë i paharruar dhe idetë e tij të vyera në letërsi e politikë janë rrënjosur thellë në popull.
“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve. Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”, shkruan Meta.