Në Ditën Ndërkombëtarë të Romëve, presidenti Ilir Meta ka kritikuar vëmendjen e munguar të shtetit, sipas tij, ndaj këtij komuniteti. Kreu i shtetit kujton takimin e disa javëve më parë në Korçë me disa nëna të komunitetit rom, ku thotë se kërkesat e tyre ishin tronditëse dhe që nxjerrin në pah nevojën për mbështetje të institucioneve dhe shoqërisë.
"Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t'i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom", shkruan kreu i shtetit.
Tronditesh ndopak ti nga kerkesat e romeve qe ke tash 29 vjet ne nivelet e larta te politik berjes shqiptare,ti Meta,Sali Krimineli e jot shoqe ndjeheni ndopak te turperuar qe e keni katandisur kete vend ne kete derexhe,mbasi e vodhet e pangoni per hapjen e negociatave,ju jeni tradhetaret me te medhenj te ketij vendi,paci gjithe jeten mallkimin e nenave rome dhe jo vetem.
Përgjigju