TIRANË- Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, një ditë e rëndësishme historike ku kryebashkiaku Erion veliaj ka organizuar një sërë aktivitetesh, Presidenti Ilir Meta e ka festuar i veçuar nga politika, ku edhe ka lëshuar kunja për qeverinë. Nga Teatri Kombëtar, godina e cila ka përshkallëzuar "luftën" qeveri-presidencë, çështje që ka arritur deri në Gjykatën Kushtetuese, Meta ka uruar 100-vjetorin e Tiranës. Teksa e ka cilësuar si një pasuri arkitektonike dhe kulturore, Meta shprehet se Tirana ia ka dalë me sukses që të jetë epiqendra e politikës së vendit.
"E vlerësoj faktin e organizimit të këtij manifestimi përkujtimor në ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë. Ky gjest është një thirrje në lartësinë e shekullit për të ruajtur e mbrojtur trashëgiminë e pasurisë arkitektonike e kulturore të kryeqytetit ndër vite! Përshëndes kurajën tuaj qytetare dhe dua t’ju siguroj për mbështetjen time të vazhdueshme. Brezi i ri i Tiranës duhet të njihet dhe t’i përkushtohet pasurisë shpirtërore dhe traditave më të mira kulturore të kryeqytetit tonë", tha Meta.
Në përfundim të fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar nga shoqata “Tirana Intellectum” në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”, u dëgjuan për disa sekonda thirrjet "Rama IK". Përballë këtyre thirrje, kreu i shtetit nuk bëri asnjë reagim, por vijoi normalisht në shpërndarjen e çmimeve figurat që kanë kontribuar për kryeqytetin.
Nga ana tjetër, në të njëjtën orë, shumë pak metra larg Teatrit Kombëtar, zhvillohej festa e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në Pallatin e Brigadave ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj ambasadorët e huaj në vendin tonë, ajo e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.
Sapo ka përfunduar fjalën presidenti Ilir Meta për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në sallë u dëgjuar thirrje "Rama ik". Përballë thirrjeve të tilla, kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë reagim, por ka vijuar të ndajë çmimet simbolike për personat që dhanë kontribuar për Tiranën.
-
Kur i erdhi dita fshatarit nga skrapari te ndaj dekorata per tirancet,i takon se eshte burri i "doktores se shkencave" e bija e asaj qe shiste presha te qyteti studenti e vuri miliona like floriri e mona arab mashkull.
Përgjigju -
President palaqo duket se cfare niveli takimi tije
Përgjigju -
Te kemi pare dhe ty o like si defrehesh me raki skrapari e te kenaq shijet humoristike bubqi.. O vella duhet te nderrosh 7 lekure te vi era qytetar..
Përgjigju -
Po bajfa e Skraparit cfar lidhje ka me Tiranen?
Përgjigju -
Presidenti i Republikes,shembulli me i keq i edukates dhe kultures qytetare,persona te till me nji kultur mesjetare,kan instaluar tek populli kulturen e egoizmit,shpifjes,ofendimit,kulturen e shpirt-ligut,te gezohesh kur te tjeret kan fatkeqesi,dhe te hidherohesh kur te tjeret kan gezim.Ironin e perdorin persona qe jen ne nivel me te ulte se kundershtari,nuk kan kurajo te perballen direkt,hedhin ndonji fjale nga larg,dhe ikin me bisht nder shal...
Përgjigju -
Hallall. Nji veprim per tu duartrukit qe ska mor pjes se ska asnji lloj lidhje me Tironen. Ne Skrapar te boj ca doj
Përgjigju -
Mire beri qe vajti te teatri likja, se ashtu si eshte katandisur familjarisht,nuk do jete e larget dita qe do luhet ndonje tragji-komedi per kohen e like floririt, to g
Përgjigju








Komente
Komento