100-vjetori i Tiranës, Rama: Është Amerika jonë e vogël! Veliaj: Të bëhemi bashkë si në kohën e Skënderbeut

Në Pallatin e Brigadave pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës, ku të pranishëm ishin qytetarë dhe personalitete që kanë kontribuar në të mirë të vendit dhe kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi kryeqytetin si Amerikën tonë të vogël. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri thirrje që të gjithë të bëhen bashkë për të mirën e vendit për të ecur përpara, ashtu si në epokën e Skënderbeut, shpalljes së pavarësisë dhe Kongresit të Lushnjes.

"Ahengu, e bukura dhe pasioni, janë tre gjërat ku mbështetet filozofia e Tiranës. Tirana na do të gjithëve njëlloj. Kur mbështesim njëri tjetrin nxjerrim më të mirën nga zemra jonë. Po kur e japim më të mirën tonë? Edhe ne e japim kur jemi të gjithë bashkë, shikoni epokën e Skënderbeut, të pavarësisë, Kongresi i Lushnjes. Kujtoj luftën e dytë botërore, është i vetmi kryeqytet që u çlirua pa ndihmën e të huajve, kujtoni 1990, në këtë sallë ka qenë takimi i studentëve me regjimin. E kujtoj që kjo bashki, u transformua në 2000-2011.

Sot duhet të luftojmë kioskat e tjera, aty ku kemi inatet, mëritë dhe dogmat. Ringritje me cdo kush dhe çmim pas tërmetit. Jemi duke përgatitur 9 lagje të reja, që shekulli i ri të na gjejë më të fortë. Edhe sot këtu jemi bashkë, të majtë të djathtë. Lutja ime është të jemi bashkë si tani edhe jashtë mureve. Ne shpresojmë që të kuptojmë historinë tonë, rrugën që na ka sjellë. Metafora më e bukur e Tiranës është familja jonë e shenjtë. Tirana ka kaluar 130 kombësi të huaja, duke e bërë kozmopolitan, ndërsa ka kaluar mbi 1 milion banorë" tha Veliaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Sot 100 vite, Patozi ironi me politikën: Tirona ka parë edhe më keq...


Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar me ironi festimet e ndara për 100 vjetorin e Tiranës nga krerët e shtetit, megjithatë, thotë ai, kryeqyteti ka parë edhe më keq se kaq.  "Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre! I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë".

Ora 20:42
Aheng dhe fishekzjarrë! Koncerti i 100-vjetorit mbush sheshin 'Nënë Tereza'/ Veliaj këndon 'Ku ka si Tirona'

Sheshi “Nënë Tereza” u mbush mbrëmjen e sotme për të festuar 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, si Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema u ngjitën në skenë duke elektrizuar publikun. Ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj u ngjit në skenën e improvizuar si Ura e Tabakëve me veshje tironse dhe këndoi bashkë me artistët  “Ku ka si Tirona”.

“Tirana jonë filloi para 100 vitesh kur u bë kryeqytet me vetëm 10 mijë banorë, në 100 vite është rritur 100 herë, se vetëm një zemër e madhe si Tirona ka hapësirë edhe për Tepelenën, edhe për Tropojën, edhe për Shkodrën dhe për Sarandën dhe për Korçën, edhe për Kukësin, se Tirona zemra e madhe ka vend për të gjithë. Ndaj nuk ka rënësi nëse jeni den baba den tironsë, si familjet e nderuar që vlerësuam sot, që ia hapën shtëpinë e tyre qeverisë shqiptare para 100 viteve, që të ishte ky qyteti i sigurt, ky qyteti bujar, ky qyteti i dashurisë, ky qyteti i punës, ky qyteti i ahengut, ky qyteti i miqësisë”, tha Veliaj.

Ora 20:38
100-vjetori i kryeqytetit, Basha: Tirana mbajti mbi supe pesha të rënda në kohë të vështira

1581449938_Tirana.jpg
Në 100 vjetorin e Tiranës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha që për një mandat drejtoi kryeqytetin thotë se në historinë e tij ka mbajtur mbi supe pesha të rënda në kohë të vështira. "Sot kryeqendra e shqiptarëve kremton 100 vjetorin e saj si kryeqytet. Në këtë ditë historike, mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist. Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë. Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët" thotë Basha.

Ora 18:43
Rama rrëfen episodin kur hoqi kioskat: Lana po prishej, por dikush po na sfidonte

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij është rikthyer pas në kohë kur ishte kryebashkiak i Tiranës duke treguar një episod me shembjen e kioskave për të ilustruar sensin e protagonizmit që ekziston.

"Ky është fakt, ashtu si kundër super prodhon me shumicë energji auto shkatërruese, por unë nuk e kam harruar se kam qenë kryetar i bashkisë them se më shumë sesa filozofi mund të vlejë një episod me një ndërtues pa leje.

Ishte njëri që ishte ngritur mbi të tjerët, ndërkohë që Lana po prishej, kur shoh para kësaj ndërtese po shkarkoheshin vetrata për ti ndërtuar, ndërkohë që gjithë rruga ishte mbushur me policë. Mendova se ishte dikush që po na sfidonte, zbrita nga makina thash kush është pronari?

Tha është lart po monton vetratat, i thash thuaj të zbresë dhe isha i bindur që do të gjeja një njeri që do të sfidonte shtetin. E pyeta pse e bën këtë? Shiko tha, cfarë po ndodh rreth është fiksimi jot, këtë që po bëj unë, është fiksimi im. Më tha, kam që në 1991 që po punoj dhe kam fiksim ta mbaroj dhe pastaj prishe. Ka një sens për të parë lart, protagonizëm" mbylli fjalën e tij Rama.

Ora 18:23
Rama: Ju tregoj historinë me VIP-in që donte makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë

Për të treguar ndryshimin që ka pësuar Tirana nga imazhi i vitit të mbrapshtë i 1997, kryeministri Edi Rama tregoi një shembull me një zyrtar të lartë ndërkombëtar që kishte frikë të vinte pa makinë të blinduar nga Rinasi në Tiranë. Por cfarë ndodhi pasi arriti në Tiranë? Ja si e tregoi Rama sot historinë.

"Dua ta vijoj me një VIP nga një vend serioz dhe nuk dilte nga Rinasi. Erdhi të japë mesazhe të forta në luftën kundër krimit. Por nuk dilte nga salla VIP, pasi donte makina të blinduara dhe automatik se kishte idenë se kishte ardhur nga një vend se mund ta vrisnin apo martonin me zor.

Pas shumë negociatash, erdhi deri te unë fjala dhe i thashë se këtë shërbim nuk e ofrojmë prandaj ktheu. Por erdhi në Tiranë gjallë dhe të nesërmen erdhi tek unë dhe më tha 'të kërkoj shumë falje, sepse ndihem në vështirësi sepse kam parë shumë vende, por kurrë nuk kam parë veten kaq budalla se ajo që prisja të ishte komplet e kundërt me atë që gjeta" tha Rama.

Ora 18:20
'Europianët të lodhur nga disiplina, amerikanët ndihen si Papa'! Rama tregon historinë e veçantë

1581456444_kim.jpg
Në fjalën e tij kryeministri Rama ka rrëfyer një histori që tregonte interesin e lartë për të ardhur ambasador i BE-së në Shqipëri, pasi aplikimet ishin shumë të larta krahasuar me vendet e tjera. Por përse interesi është i lartë për të ardhur në Tiranë? Edi Rama shpjegon arsyet sipas tij.

'Nuk e mbaj mend saktë vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë europiane që më tha cfarë ndodh me Shqipërinë? Nuk e kuptova.

Kemi disa vende për ambasador dhe kemi hapur aplikimet dhe për vendet e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime, për vendin në Tiranë 41 vende. Përveç asaj tha se ka ambasadorë aktuale që janë ambasador dhe pozicione të larta në vende të tjera që kanë qenë dhe duan të rikthehen. Po kush janë i thashë? Nuk më tregoi. Mora vesh se njëri ishte sekretari i parë në një nga vendet më të larta të botës.

Më shkroi, është e vërtetë, më tha, pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin. Mbase këta që vijnë nga BE janë të lodhur me rregull, disiplinë, standarde dhe monotoni, atë që vijnë nga Amerika ndoshta ndihen si papa kur shkon në Argjentinë...është një qytet që 100 vite më parë ishte shumë i vogël, por u ndërtua nga shumë duar që ia lanë stafetën njëra tjetrës me hir apo pa hir dhe që vunë tullat e tyre duke sjellë kultura, vizione dhe percpetime të ndryshme.

E nisën komunitetet fetare, pastaj erdhën, austriakët, italianët, komunistët, liri-demokratikasit dhe në fund fare erdhi Lali Eri. Kthen kokën në 360 gradë dhe duket sikur je në katër kohë dhe botë të ndryshme. Po 100 vitet e tjera cfarë do të ndodhë? Asnjëherë strategjitë, politikat, planet nuk do e pengojnë Tiranën që të jetë befasuese, do të jetë një qytet që të gjithë do të duan të vendosin rregullin dhe secili ta prishë pak" tha ai.

Ora 18:14
'Është Amerika jonë e vogël'! Rama: Lum si ne që jetojmë në Tiranë

'Tirana është Amerika jonë e vogël. Lum si ne që jetojmë në Tiranë'. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në pallatin e Brigadave në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës. Para të ftuarve, personaliteteve dhe ambasadorëve të SHBA-BE-së, kreu i qeveria u shpreh se sfidat për shekullin e ri që nis nesër janë të shumta për Tiranën.

"Dua ti referohem Kadaresë kur thotë se 'Tirana gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për cfarë ta marrësh delir apo qytet'. Kjo frazë i ka brenda të gjitha. Tirana është Amerika jonë e vogël. Tani kohët ka ndryshuar dhe me të drejtë, Amerika na kërkon të bëhemi si Amerika sot.

Është vendi ku njerëzit vijnë dhe kanë një ëndërr. Duke parë si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve nuk jemi keq. Keq nuk jemi, do të jemi shumë më mirë pa diskutim, edhe nëse nuk jemi ne të zotë. Lum si ne që jetojmë në Tiranë" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 26/02/2020 20:08

    SI KA FYTYRE KY DROGMEN TE THOTE QE E KA BERE TIRANEN AMERIKE,,,PSE NUK KEMI QENE DHE NUK E KEMI PARE AMERIKEN NEVE,,,ATJE CDO GJE KA HAPSIRA PALLATET,DYQANET,,,RRUGET,,LULISHTET..TIRANEN TI EDI ME SE SHUMTI E SHKATARROVE ME PALLATE ,,IA MORE FRYMEN,,E MBUSHE ME PLUHUR,,,NUK BERE PLAN URBANISTIK PER TIRANEN EDHE SOT E KESAJ DITE NDERTON PA PLAN URBANISTIK.....KURSE NE AMERIKE CDO GJE ESHTE ME PLANE URBANISTIKE,,ATJE DHE PER NJE SHTESE ANEKSI NE SHTEPI,,,DO MARRE LEJE NE BASHKI...DHE KONTROLLOHESH NGA ARKITEKTI I BASHKISE.....URBANISTIKA JONE ESHTE E NGJASHME ME PALESTINEN...

    Përgjigju
  • hajdar rama: 12/02/2020 08:15

    o hajdar po per cfare amerike flet o idiot. s late gje me te keqe pa i bere tiranes. le pastaj ai debili tjeter lali fiku na flet per kohen e skenderbeut. e dini kur mund te behet shqiperia??? kur ju o sharlatane mos ta vidhni me se i nxorret fundin me leje ndertimi e grabitje

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/02/2020 06:58

    Shkaterruat sheshin më te madh e me te bukur te ballknit. Italianaet nuk ishin budallenj sepse ai shesh i atyre dimensioneve rrinte në proporcion te drejte me volumin e ndertesave te ministrive. Turp !

    Përgjigju
  • Emi: 11/02/2020 20:48

    Turp per politiken shqiptare se tirana feston 100 vietori si kryqitet dhe hala ska uje me pi.

    Përgjigju
    • Bovilla: 11/02/2020 22:13

      Rendesi ka qe palaçot e politikes kane gjetur Ameriken ne Tirane siç e pohojne edhe vete me gojehalete e tyre

  • Besnik: 11/02/2020 19:16

    Po eshte e vertete zoti Rama. Shqiperia eshte Amerika "juaj" e vogel.Amerika e madhe kerkon taksa dhe qe fitohen lehte ne ameriken "tuaj" te vogel.Jepi se nuk je i vetmi.Amerika e vogel paska qene miniere parash qe nuk ngopet asnje qeveri.Mendofte zoti per ju se populli nuk ka force.Paçi fatin e Nexhmijes qe po vdes ne magazinat PPSH.

    Përgjigju
  • Arifi: 11/02/2020 18:58

    Mjaft me pallate ,,ne tirane,,,beni lulishte,parqe,fusha sportive...

    Përgjigju
  • Latif: 11/02/2020 18:42

    Leri kto barsaletat me supermen. Marr autobuzin( Tironen e Re, e cila nga Rrethrrotullimi Willson deri te Rrethrrotullimi Ish-Shqiponja e ben mesatarisht 45 min, thua se ku po iken) sot ne mengjes per te vajtur ne pune si zakonisht, mbas tre stacionesh autobuzi prishet (sistemi i ajrit, pune frenash), zbresin njerezit dhe presin tjetrin, "se u cane tubat e ajrit", gje e cila nqs je shofer dhe jo karrocier e kupton qe mjeti ka probleme, packa se firma mund ta detyroje shoferin te dale me zor. Kur do mbaroje kjo tallje me qytetaret e Tiranes, kur te behet 200 vjetori???

    Përgjigju
  • Lulu: 11/02/2020 18:24

    Sa kam qeshur !

    Përgjigju
    • Like: 11/02/2020 18:54

      Po edhe kete pergjithesi rama i ka po jk nuk eshte e vertete si po te thote e kam bere tironen lule se nuk mund te ecje ruges per pune vinte ere e keqe o budalla

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën