Meta: Kush tha që bëra çdekretim?! Do thonë njerëzit, ore ky mos ka shkelur vërtetë kushtetutën?

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka bërë çdekretim, pasi sipas tij ky është një term ligjor që nuk ekziston. Kreu i shtetit tha se ka shfuqizuar dekretin e tij, një e drejtë dhe praktikë që sipas tij e ka edhe kuvendi edhe qeveria për ligje e vendime që i shfuqizon. Teksa foli për një shtet propagandistik të qeverisë dhe një shtet të së drejtës ku ai u shpreh se bën pjesë, Meta tha se nga ana tjetër, Komisioni i Venezias është një institucion i rëndësishëm që do të marrë vendim jashtë propagandës.

"Ju dëgjoni shqiptarët, se jetojmë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe të drejtës. Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës me të gjitha aktet e mia si president. Në shtetin e propagandës, thuhet që presidenti nuk ka të drejtë të çdekretojë dhe ju me të drejtë thoni a ekziston fjala çdekretim? Jo nuk ekziston. dhe ju thoni ore si çdekretoi ky? Unë nuk kam çdekretuar. Unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të nxjerrë ligje. Qeveria vendime. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Parlamenti ka të drejtë të nxjerrë ligj që shfuqizon të mëparshmin, qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar të mëparshmin. Nëse edhe unë do bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, dhe mua më vjen keq se si juristët bëjnë sikur nuk e dinë, po të shkojnë qytetarët në Gjykatën e Strasburgut, do të na shqepi me gjoba gjykata e Strasburgut. Në rast se ata flasin për çdekretin, kur në fakt kemi të bëjmë me dekret që shfuqizon dekretin. Unë mund t'i përgjigjesha, që edhe parlamenti nuk ka të drejtë të çligjërojë, apo qeveria të çvendërojë, sepse këto terma nuk ekzistojnë. E gjitha kjo është një lojë propagandistike që njerëzit të thonë ore vërtetë mos ka shkelur kushtetutën ky?! Komisioni i Venezias është i rëndësishëm dhe nuk bazohet në propagandë por i shërben ose i ka shërbyer deri më tani forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit", tha Meta.

Po ashtu, Meta tha se nuk ishte aspak kompetencë e Parlamentit që rrëzojë dekretin për zgjedhjet, pasi sipas ligjit ky dekret është i pakontrollueshëm dhe vetëm i zbatueshëm, ndryshe nga dekrete të tjera.

"Parlamenti me një rezolutë nuk ka pranuar dekretin e presidentit edhe KQZ ka vepruar më tej. Jemi vërtetë republikë parlamentare, president është presidenti, dhe jemi shtet i së drejtës dhe detyrat janë të ndarë në bazë të parimit check and balance. Ka dekrete që presidenti ka një pushtet ekskluziv që nuk kontrollohen, që nuk rrëzohen, nuk kundërshtohen nga ana kushtetuese e ligjore nga Kuvendi. Dhe ky është pikërisht një dekret i tillë, për zgjedhjet, për referendumet. Ndërkohë që ka dekrete të tjera që kontrollohen dhe miratohen ose rrëzohen nga Kuvendi", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë