“Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do shkarkojnë Rilindjen”, tha Meta duke iu referuar pyetjes së gazetarëve, pas pas sesionit te jashtezakonshem te Kuvendit per komsionet ad hoc.
“Kam thënë se nuk do të dekretoj askënd që përfshihet në cënimin e standardit të zgjedhjeve, kryeministër apo ministër. Nuk është shantazh, nuk është kërcënim, është premtim. Unë i mbaj premtimet”, tha Meta.
Presidenca, skenarët e ikjes së Metës, shkarkimi e dorëheqja
Por paralajmërimi i Ilir Metës se nuk do të dekretojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit në rast se preken votat, dhe deklarata e Gramoz Ruçit, se nëse e bën këtë, Meta do të jetë presidenti i parë i shkarkuar, kanë hapur një debat edhe mes juristëve. Interpretimet janë të ndryshme.
Shqiptarja.com sjell zerat e atyre që thonë se Kushtetuta është e qartë dhe se mosdekretimi apo pjesëmarrja në fushatë e Metës nuk përbën shkak për shkarkim, ndërsa të tjerë mendojnë se Kushtetuta lë mundësi të hapura për këtë çështje. Disa shkojnë edhe më tej në skenarët e situatës politike, teksa thonë se Meta mund të japë dorëheqjen.
'Flirti' i Metës: As 'Berisha 3' s'do e përdorte Policinë në zgjedhje
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dënoi sot thirrjen e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e punonjësve të Policisë së Shtetit në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.
“Nuk ka ndodhur kjo, as nga Berisha i parë, as nga i dyti, por as nga ky i treti jo e jo dhe asnjëherë nuk për të ndodhur kjo gjë”.
Në një prononcim për mediat, pas seancës plenare të jashtëzakonshme, Meta tha se sot e ndjen detyrim të denojë deklaratën e Ramës për Policinë.
“Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht të paligjshme dhe të papërgjegjshme të Ramës drejtuar policisë së shtetit, dënoj heshtjen e Drejtorit të Policisë që nuk më habit aspak për këtë deklaratë që shkel rëndë ligjin për Policinë e Shtetit dhe thirrjen e përdorimit të policisë në zgjedhje. Edhe si kryetar kuvendi dhe president i zgjedhur do të komunikojë më të gjithë përvec drejtuesit për zbatimin e ligjit, kundër kujtdo që cenon ligjin. Policisë i mjafton njolla e drogës nuk i duhet njolla e prishjes së zgjedhjes”, tha Meta.
Më pas, ai tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë shqiptare duke e ndarë me epokat, 'Berisha’.
Mbetet ende e paqarte përse Meta aludoi per nje epoke te trete 'Berisha', por sot gjate seances parlamentare u vu re kujdesi qe kryetari i Kuvendit tregoi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Edhe pse Meta ka theksuar se nuk ka debat, por ia ka dhënë fjalën.
‘Nuk e kemi me debat. Sa te jem une ketu mos ki merak, por kur te mos jem une thuaj…” tha Meta.
(d.b/Shqiptarja.com)